Home / Lajme / Maqedoni / PDSH dhe BDI përplasen për kushtetutën (VIDEO)

PDSH dhe BDI përplasen për kushtetutën (VIDEO)

24 Shtator – 47 vota pro, 26 kundër dhe 12 të përmbajtur, ky ishte epilogu i iniciativës për ndryshime kushtetuese të iniciuara nga VMRO-DPMNE-ja për definim kushtetues të bashkëshortësisë.

Pro iniciativës votuan vetëm deputetet e VMRO-s, derisa ato të LSDM-së ishin kundër, ndërkohë që deputet e BDI-së votuan të përmbajtur. Ndryshe debati i sotëm u karakterizua me përplasje mes deputetëve shqiptarë të opozitës dhe mazhorancës.

“BDI në fillim u menduan si pasuri kombëtare dhe shiheshin si forcë e cila do ti realizoj interesat e shqiptarëve të ngërthyera në Marrëveshjen e Ohrit. Për atë ndoshta u votuan në vitin 2002 me plebishtip nga shqiptarët, që atëherë e këndej ky formacion politik i ka bërë desant dhe atak të paparë interesit kombëtarë. Ata në emër të legjitimitetit, legjitimitet i kontestuar për shkak të manipulimit të proceseve zgjedhore dhe votave jo shqiptare e goditën rënd Marrëveshjen e Ohrit duke e shkatërruar atë, devalvuar dhe devijuar atë në përmbajtje dhe kohë”, deklaroi Orhan Ibrahimi, PDSH.

Fjalimi i Ibrahimit nxiti reagimin procedural të shefit të grupit parlamentar të BDI-së Nexhati Jakupi, i cili tha se PDSH-ja keqpërdor foltoren për të ofenduar BDI-në.

“Unë e kuptoj frustrimin e tyre që kanë në këto 10 vitet e fundit që rregullisht në të gjitha zgjedhjet marrin shpulla nga votuesit, por kurrizin e kurrizin e krysur që e kanë këta kolegë, ky subjekt ne nuk mund tua drejtojmë, këto frustrime ne nuk mund tua heqim”, tha Nexhati Jakupi, BDI.

Sipas Ermira Mehemti esenca e debatit u shndërruat në një përplasje brenda kapusit etnik shqiptarë, që sipas saj është një qasje e gabuar sepse BDI dhe PDSH nuk kanë dallime lidhur me ndryshimet kushtetuese. Edhe deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu u shpreh se janë të nevojshme ndryshime kushtetuese, por sipas tij ndryshime të cilat do ti rregullonin marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, sepse siç u shpreh ai kushtetuta aktuale maqedonasit i favorizon derisa shqiptarët i diskriminon.

“Më vjen keq që sot deklaroni se pikërisht PDSH-ja paska përpiluar Marrëveshjen Ohrit sepse vazhdimisht flisni kundër saj. Dhe e fundit fare, folët për najfar ligji konsensual për funksionimin e qeverisë. Çfarë ndodhi në vitin 2006 kur ne thoshim qeverisje me dy fitues, ju thoshit jo s’ka nevojë”, u shpreh Ermira Mehemti, BDI.

“Kushtetuta e Maqedonisë e humbi kuptim e plotë edhe me shumë ligje të devijuara që thuhet se burojnë nga kjo kushtetutë a anë fakt nuk janë në frymën e saj, e kam fjalën për atë pjesë të kushtetutës që erdhi si pasoj e Marrëveshjes së Ohrit, si pasoj e keqinterpretimeve dhe më shumë si pasoj e pazarllëqeve politike të BDI-së u sollën aq ligje të dëmshme saqë praktikisht Marrëveshjen e Ohrit, domethënë kushtetutën e bën të vdekur, jo funksionale”., theksoi Bekim Fazliu, PDSH.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *