Home / Lajme / Maqedoni / PDSH dhe BDI sërish akuzohen për projekt-buxhetin e vitit 2014 (VIDEO)

PDSH dhe BDI sërish akuzohen për projekt-buxhetin e vitit 2014 (VIDEO)

25 Shtator – Partia e Thaçit nuk është ndalur me kritikat, duke akuzuar BDI-në se “nuk kanë bërë gjë, përveçse kanë institucionalizuar korrupsionin dhe hajninë, kanë shndërruar pafytyrësinë në virtyt, tradhtinë në diplomaci dhe gënjeshtrën në moral ”.

Akuzat e rënda janë bërë nga deputeti i PDSH-së, Gazmend Aliu, duke iu kundërpërgjigjur reagimit të djeshëm të BDI-së, se “kritikat e opozitës janë qesharake dhe hipokrite”.

Ndaj akuzave të tilla, ka qenë i menjëhershëm reagimi i BDI-së. “Akuzat paushalle që vijnë nga një parti, e cila fatkeqësisht, prapa vetes nuk ka asnjë projekt të rëndësishëm për shqiptarët, është vetëm një tjetër konfirmim i mungesës së vizionit dhe të kuptuarit të projekteve të mëdha politike. Këtë e kanë të qartë votuesit dhe për këtë qëllim këto ‘fjalë boshe’ të PDSH-së, i ndëshkojnë në çdo cikël zgjedhor”, thuhet në reagimin e BDI-së, ku riafirmohen projektet qeveritare me interes për shqiptarët.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *