Home / Lajme / Maqedoni / Për dy muaj përfundon rregullimi i rrugës Tetovë-Jazhincë

Për dy muaj përfundon rregullimi i rrugës Tetovë-Jazhincë

20 shtator-“Në pajtueshmëri me marrëveshjen e nënshkruar dhe planin dinamik, ajo duhet të përfundojë gjatë muajit nëntor pasi nga java e ardhshme do të angazhohen një numër i madh i makinerisë ndërtimore dhe do të fillohet me rikonstruimin e rrugës edhe nga ana e Tetovës.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski i shoqëruar nga zëvendësi i tij dhe dy krerët e komunave, Tearcë dhe Jegunoc, tw enjten kanw inspektuar realizimin e punëve në asfaltimin e rrugës Tetovë Jazhincë, e cila më vite të tëra, mbeti e pa asfaltuar.Punët kanë filluar muj më parë, ndërsa pritet të përfundojnë në nëntor të këtij viti është shprehur me këtë rast, zëvendës ministri i transporti Xhelal Bajrami. “Sot jemi këtu në vend për të parë se si punohet në rikonstruimin e aksit rrugor prej Tetove për në kalimin kufitar në Jazhincë. rekonstruimi ka qenë kërkesë shumë e vjetër e banorëve që jetojnë në këtë vend, pra që e përdorin këtë rrugë për në Kosovë. Sipas kontraktimit me firmën që e ndërton, planifikohet që deri në fund të vitit, të përfundojnë punimet” deklaroi Xhelal Bajrami zëvendësMinistër i Transportit.Gjatë kësaj ceremonie , Ministri i Transportit Mile Janakievski, ka paralajmëruar se, viti i ardhëshëm do jetë vit i reformave dhe investimeve të mëdha në infrastrukturën e vendit.”Unë pres që viti i ardhëshëm të jetë vit i projekteve të mëdha infrastrukturore në Maqedoni, sic lajmëroi kryeministri, tanimë kemi ndar mjete dhe jemi në fazën finale të sjelljen e ligjin për rrugën Milladonovci Shtip, dhe aksin rrugorë Kërovë Ohër, këto janë projekte të mëdha që janë pjesë e programit tonë, dhe pres që qytetarët e Maqedonisë së shpejti edhe të jenë dëshmitarë të këtyre investimeve.Po ashtu në fazë finale e kemi edhe zgjedhjen e realizuesit të punëve për korridorin Tetë, gjatë tetorit do i kemi ofertat dhe dhe presim që të fillojë edhe pjesa e parë nga Kumanova deri në Veljakovcë. Siç tha edhe vetë kryeministri, presin ofertë nga Strojtramgas si kompani e njohur nga federate Ruse për realizimin e borxhit nga e kaluara që Rusia I ka Maqedonisë në vlerë prej 60 milion dollarëve dhe I njejti . Gjatësia e rrugës është afër 20 kilometra, ndërsa ka kushtuar rreth 2 milion euro, mjete këto, të ndara nga buxheti i Republikës së Maqedonisë. Në këtë eveniment kanë qenë të pranishëm edhe Kryetarët e komunave të Jegunocit dhe Tearcës.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *