Home / Lajme / Maqedoni / Për tre vite subvencionet për bujqësi mbi një miliard euro

Për tre vite subvencionet për bujqësi mbi një miliard euro

26 shtator-“Për bujqit vijnë kohëra më të mira. Subvencionet që filluam t’i marrim prej vitit 2006 sollën rringjallje në agrar. Ata që thonë se subvencionet për bujqit janë para të humbura, gabojnë. Paratë të cilat i marrin vlejnë shumë, edhe për bujqit e mëdhenj dhe të vegjël. Shërbejnë për zhvillim më të madh”, thotë kryetari i Lidhjes së bujqve Veljo Tantarov.

Deri në vitin 2016 subvencionet për bujqësi do të tejkalojnë një miliard euro. Përkrahja në vazhdimësi rritet, vitin e ardhshëm do të ndahen 140 milionë euro, ndërsa në tre vitet e ardhshme parashikohen nga 150 milionë euro.

Prej vitit 2006 deri tani, Qeveria në agrar ka investuar 637 milionë euro.

Sipas bujqve, subvencionet në mënyrë drastike e kanë ndryshuar gjendjen. Mundësuan jetesë më të mirë, prodhimin e ushqimit edhe për eksport, kthimin drejt fshatrave dhe mjediseve rurale.

“Për bujqit vijnë kohëra më të mira. Subvencionet që filluam t’i marrim prej vitit 2006 sollën rringjallje në agrar. Ata që thonë se subvencionet për bujqit janë para të humbura, gabojnë. Paratë të cilat i marrin vlejnë shumë, edhe për bujqit e mëdhenj dhe të vegjël. Shërbejnë për zhvillim më të madh”, thotë kryetari i Lidhjes së bujqve Veljo Tantarov.

Sipas tij, për qeverinë e kaluar ishin subjekt i cili duhej ta plotësojë buxhetin.

“Derisa kjo qeveri është në pushtet edhe këto një miliard euro të ndara për subvencione në bujqësi deri në vitin 2016 do të rriten. Çdo qeveri e ardhshme duhet të punojë si kjo”, konsideron Tantarov.

Në krahasim me vitin e kaluar përkrahja këtë vit është rritur për pesë milion euro, derisa në krahasim me vitin 2005 kur ishin realizuar 7,6 milion euro, kjo është rritje prej 132,4 milionë euro.

Me rritjen e subvencioneve, viteve të fundit në vazhdimësi rritje shënon edhe eksporti i prodhimeve bujqësore, prej 242 milionë euro aq sa ishte para pesë viteve, vitin e kaluar arriti gjysmë miliard euro rekorde. Sipas entit shtetëror për statistikë, në vitin 2005 kur subvencionet ishin simbolike, eksporti ka arritur 278 milion euro, në vitin 2007 ka qenë 346 milion euro, në vitin 2009 ka qenë 357 milion euro…Në pesë muajt e parë të vitit 2013 eksporti është rritur për 7 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *