Home / Lajme / Maqedoni / Përfundon kriza tregtare mes Kosovës dhe Maqedonisë

Përfundon kriza tregtare mes Kosovës dhe Maqedonisë

15 shtator- “Pas një jave bllokade të lëvizjes të lirë në dy anët e kufirit sot në orën 00:00 u lirua kufiri Kosovë – Maqedoni për qarkullimin e mallrave por janë hequr edhe taksat për kosovarët dhe janë eliminuar pengesat në rrugë që kanë penguar lëvizjen e lirë. Ka qenë një javë jo e lehtë, kemi qenë në kontakt edhe me qeverinë e Maqedonisë dhe i falënderoj për bashkëpunimin”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila.

Kosova dhe Maqedonia e kanë arritur marrëveshjen për heqjen e taksave dhe bllokadave dhe kanë garantuar lëvizje të lirë të mallrave dhe qytetarëve ashtu siç kishte qenë më parë. Këtë e ka konfirmuar edhe vet ministrja Kusari-Lila e cila ka thënë se situata tani është në rregull.
“Mirë është, mirë është”, ishin fjalët e para të Mimozës dhe fjalët lehtësuese të saj.

“Pas një jave bllokade të lëvizjes të lirë në dy anët e kufirit sot në orën 00:00 u lirua kufiri Kosovë – Maqedoni për qarkullimin e mallrave por janë hequr edhe taksat për kosovarët dhe janë eliminuar pengesat në rrugë që kanë penguar lëvizjen e lirë. Ka qenë një javë jo e lehtë, kemi qenë në kontakt edhe me qeverinë e Maqedonisë dhe i falënderoj për bashkëpunimin”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila.

Në anën tjetër homologu i saj, nga Maqedonia, Valon Saraçini, ka shtuar se kërkon falje nga të gjithë shqiptarët të cilët kanë pësuar më së shumti nga kjo situatë.

“Kënaqësi e veçantë që jam me ministren Lila sot këtu pasi që jemi mbledhur simbolikisht për të hequr mosmarrëveshjet në mes dy shteteve të cilat tashmë janë kaluar. Kufiri është liruar. Kosova dhe Maqedonia kanë raporte të mira ekonomike dhe politike dhe duhet të punojmë që edhe në të ardhmen të vazhdojmë këtë bashkëpunim. Kërkojë falje nga të gjithë shqiptarët që pësuan nga ky bllokim dhe shpresoj që në të ardhmen të mos ketë më situate të tilla”, ka thënë Saraçini./Zeri/.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *