Home / Lajme / Rajon / Përgënjështrohet sulmi mbi ambasadën e Maqedonisë në Prishtinë

Përgënjështrohet sulmi mbi ambasadën e Maqedonisë në Prishtinë

1 shtator-“Përmes këtij njoftimi zyrtar, konfirmojmë së një incident i tillë nuk ka ndodhur dhe nuk është raportuar në Policinë e Kosovës për një rast të tillë”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, më qellim të informimit të drejtë të mediave dhe opinionit të gjerë lidhur më disa shkrime që janë publikuar nëpër disa portale vendore me titull “Sulmohet me koktej molotovi ambasada e Maqedonisë në Prishtinë”, bën me dije se ky lajm nuk qëndron dhe nuk është i vërtetë.

“Përmes këtij njoftimi zyrtar, konfirmojmë së një incident i tillë nuk ka ndodhur dhe nuk është raportuar në Policinë e Kosovës për një rast të tillë”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

Me qellim të shmangies së shpërndarjes së informatave të pavërteta dhe dezinformimin e opinionit, Policia lut mediat qe të sqarojnë opinionin lidhur me këtë shkrim dhe ta tërheqin nga publikimi lajmin e tillë.

Ndryshe, lajmi “i rremë” për sulmin ndaj Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë, ka rrjedhur nga portali “Koha.net”.

Sulmohet ambasada e Maqedonisë!
Është sulmuar Ambasada e Maqedonisë në Prishtinë, me koktej molotovi rreth mesnate, ndërsa nuk ka pasur të lënduar e as dëme materiale. Policia dyshon se kanë qenë 3 persona me një veturë të bardhë të tipit “Toyota”, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë intensivisht.

Komunikimi me përfaqësues të Ambasadës maqedonase, ka qenë i pamundur, ndërsa tashti objekti po ruhet nga policë të Kosovës, transmeton KTV.

Sulmi është dënuar nga ministritë e Jashtme të Kosovës e Maqedonisë, presidentja Jahjaga dhe partitë politike të vendit, të cilët kërkojnë që kryesit e këtij akti të ulët të dalin para drejtësisë. (INA)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *