Home / Lajme / Maqedoni / Përvoja norvegjeze e medijatorëve sillet në Tetovë (VIDEO)

Përvoja norvegjeze e medijatorëve sillet në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 24 Shtatorë – Të martën në komunën e Tetovës në kuadër të projektit “Përkrahje për Zbatimin e Konceptit të Drejtësisë Restauruese” është nënshkruar protokoll për bashkëpunim mes institucioneve të kyçura në këtë projekt, komuna e Tetovës, Sektori për punë të brendshme – Tetovë, Qendra për punë sociale – Tetovë, Prokuroria publike në Tetovë, Gjykata themelore në Tetovë dhe Dhoma e ndërmjetësve.

Pilot projekti përkrahet nga ana e mbretërisë Norvegjeze, ndërsa ka të bëjë me të drejtat e fëmijëve dhe pritet që lëndet për të miturit të kalojnë tek mediatorët. “Qyteti i Tetovës është i pari ku do të implementohet ky pilot-projekt dhe për rezultatet do të shohim në të ardhmen. Janë këtu edhe përfaqësuesit e Norvegjisë për të sjellë përvojat e tyre rreth këtyre lëndëve. Presim që krahas Tetoëvs, ky pilot projekt të realizohet edhe në qytetet tjera të Maqedonisë. Është fakt se deri më tani mediatorët kanë shumë pak lëndë, edhe pse është sjellur ligji që në vitin 2009, kurse dhoma e meidatorëve është themeluar qysh në vitin 2006. Në Tetovë ka 8 mediatorë dhe shpresojmë se edhe gjykata por edhe institucionet tjera të bashkëpunojnë me këta sa i përket realizimit të të drejtave të fëmijëve”, tha Zoran Petrushevski, nga dhoma e mediatorëve të Maqedonisë. Përfaqësuesit e mbretërisë Norvegjeze theksojnë se sjellin në Maqedoni përvojën 20 vjeçare sa i përket funskionimit të institucionit medijator.“Kjo është vetëm fillimi fazës që do të zgjasë disa muaj në kuadër të pilot projektit me qëllim që të promovohet koncepti i drejtësisë për të miturit që është masë alternative në raste penale. Kjo është një mënyrë më e mirë se si të trajtohet të miturit në raste kur ata janë viktimë dhe nuk trajtohen si duhet. Është një proces ku ne i ftojmë njerëzit të cilët tashmë janë pjesë e një kontesti apo konflikti që të kenë një rol aktiv që të dfinojnë se çka është e rëndësishme për ato, si mund të përmirësohet kjo, njëkohësisht ftojmë viktimën dhe kryerësin e veprës penale që të ulen tek ndërmjetësit dhe të gjejnë zgjidhje që të përmirësohet ajo që është bërë. Ne kemi ardhur nga Norvegjia vetëm për sjellur përvojat tona dhe japim përvojën tonë 20 vjeçare me këtë koncept, kemi rreth 8 mijë raste gjatë vitit të cilët nga prokurorët barten tek ndërmjetëuesit si masë alternative.Jemi këtu për të inkurajuar institucionet vendore që të vazhdohet me këtë koncept” thanë Karen Cristian project menaxhere nga Norvegjia.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *