Home / Lajme / Rajon / Pjesëtari i EULEX-it u likuidua nga vrasës profesionist

Pjesëtari i EULEX-it u likuidua nga vrasës profesionist

21 Shtator… Të dhënat e para operative të lidhura me vrasjen e pjesëtarit të EULEX-it, Audrius Senavicusit (35) dje në veri të Kosovës tregojnë se bëhet fjale për vrasës profesionist.

Të dhënat e para operative të lidhura me vrasjen e pjesëtarit të EULEX-it, Audrius Senavicusit (35) dje në veri të Kosovës tregojnë se bëhet fjale për vrasës profesionist.

Kështu shkruan e përditshmja serbe, “Blic”, duke shtuar se sipas burimeve të tyre, menjeherë pas vrasjes në zbulimin e vrasësit janë përdorur edhe qentë, ku gjurmët kanë quar në fshatrat serbe.

“Megjithatë askush nuk e përjashton mundësinë që vrasësi të jetë edhe nga komuniteti shqiptar”, shkruan kjo gazetë.

Senavicus është goditur nga armë zjarri në kokë dhe bark. Me këtë rast janë plagosur edhe tre zyrtarë të EULEX-it.

Sipas kësaj të përditshme, lidhur me rastin askush në EULEX nuk ka dashur të flas, sidomos lidhur me motivet. Sic është zakon, mediat serbe edhe kësaj herë ngritin teori konspirative sa i përket motivit dhe vendit ku ka ndodhur vrasja.

Kjo është njëra ndër to që e ‘zbulon’ “Blic”: “Për shkak të vendit të sulmit, shumë pran kthesës që qon drejt manastirit Banjska (vendi Ballaban), ku ka edhe fshatra shqiptare, ndërsa kjo pjesë gjendet në rajonin e Bajgores, vend i njohur për stërvitjen e UÇK-së, zyrtarët e EULEX-it nuk kanë dashur të komentojnë as jozyrtarisht sa i përket motivit etnik të vrasjes”.

“Dyshimi është që bëhet fjalë për profesionit i cili ka shtënë në veturë në të cilën ishin pjesëtarët e EULEX-it, e jo në veturën që kalonte pranë dhe në të cilën ishin pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Në mesin e arsyeve për sulm ndaj EULEX-it ka disa versione jozyrtare, kurse të parat janë se qëllimi ka të bëjë me destabilizimin e veriut para zgjedhjeve”, shkruan tutje “Blic”.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *