Home / Lajme / Maqedoni / Policia dhe prindërit patrulluan bashkërisht në Gostivarë

Policia dhe prindërit patrulluan bashkërisht në Gostivarë

3 shtator-Ndërkaq, policia thekson se shpesh herë të rinjtë janë pjesë e problemeve që ndodhin gjatë natës.“Krahas vizitës së përbashkët në kafene dhe vende të tjera ku më shpesh argëtohen të rinjtë, prindërit në këtë mënyrë për së afërmi do të informohen për rreziqet që u kanosen të rinjëve nga qëndrimi jashtë shtëpisë në orët e vonshme

Edhe në Gostivar është realizuar patrulla policore së bashku me prindërit nëpër lokalet e natës të këtij qyteti. Me këtë rast për herë të dytë është realizuar projekti “Patrulla të përziera Polici dhe prindër” ku janë vizituar vendet me frekuentuese nga të rrinjët e qytetit të Gostovarit gjatë orëve të natës. Këto aktivitete të policisë së bashku me prindërit kanë për qëllim që të zvogëlojnë devijimet e ndryshme tek të rrinjtë. Dhe njëkohësisht prindërit të kenë njohuri se ku i kalojnë orët e vona fëmijët e tyre. Këto aktivitete të policisë së bashku me prindërit kanë për qëllim që të zvogëlojnë devijimet e ndryshme tek të rrinjtë. “Na gëzon fakti që gjatë patrullimit nëpër lokalet e natës nuk janë hasur fëmijë të mitur. Këto patrullime kanë efekt pozitiv sepse pridnërit duhet që të jenë të njoftuar se ku qëndrojnë fëmijët e tyre gjatë orëve të natës, cilët lokale I vizitojnë dhe me kënd shoqërohen”, tha një prind nga Gostivari I cili shoqëronte patrullën e përzier mes pridnërve dhe policisë. Pronarët e lokaleve theksojnë se gjatë orëve të natës nuk ofrojnë alkool për të rinjtë. Ndërkaq, policia thekson se shpesh herë të rinjtë janë pjesë e problemeve që ndodhin gjatë natës.“Krahas vizitës së përbashkët në kafene dhe vende të tjera ku më shpesh argëtohen të rinjtë, prindërit në këtë mënyrë për së afërmi do të informohen për rreziqet që u kanosen të rinjëve nga qëndrimi jashtë shtëpisë në orët e vonshme. Kryesisht në këtë orë të vona të rinjtë konsumojnë alkool dhe pastaj janë pjesë e prishjes së rendit dhe të qetësisë publike”, tha Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-së në Tetovë.Nëpër lokalet të cilët më shumë frekunetohen nga të rinjtë në Gostivar theksojnë se gjatë gjashtë muajve të fundit nuk ka probleme të theksuara. Projekti në fjalë realizohet edhe në qytetet tjera të Maqedonisë.TV KOHA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *