Home / Lajme / Maqedoni / Popovski: Qeveria e Maqedonisë ka provokuar e para situatën

Popovski: Qeveria e Maqedonisë ka provokuar e para situatën

11 shtator-“Askë nuk e arsyetoj, por mendoj se Qeveria e Maqedonisë ishte ajo që ka provokuara e para situatën dhe ç’është më e keqja bëhet fjalë me shtete fqinje, të cilat, në vend që ti zgjidhim problemet ekonomike, futen edhe në probleme politike që mund edhe të mos i dihet fundit. Besoj se në fund situatën do ta marrin në dorë ndërkombëtarët pasi nëse kështu vazhdohet ne do të përfundojmë edhe më keq se në komunizëm”, thotë Nikolla Popovski, ish ministër i Financave.

Në institucionet e Maqedonisë, për situatën e krijuar bas bllokimit të dyanshëm të mallrave nga Kosova dhe nga Maqedonia dhe vendosja e taksave për udhëtarët dhe automjetet nga Kosova nga pala maqedonase, kryesisht po heshtet. Nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare rreth këtij problemi, apo për vizione për zgjidhjen e tij. Mirëpo, duhet veçuar një reagim më ndryshe, më i veçuar, që vjen nga një ish-ministër maqedonas, deklarata e të cilit tejkalon shabllonet për të fajsuar automatikisht palën tjetër. Ish – ministri i Financave, Nikolla Poposki ka fajësuar për këtë rast para së gjithash qeverinë maqedonase.

“Askë nuk e arsyetoj, por mendoj se Qeveria e Maqedonisë ishte ajo që ka provokuara e para situatën dhe ç’është më e keqja bëhet fjalë me shtete fqinje, të cilat, në vend që ti zgjidhim problemet ekonomike, futen edhe në probleme politike që mund edhe të mos i dihet fundit. Besoj se në fund situatën do ta marrin në dorë ndërkombëtarët pasi nëse kështu vazhdohet ne do të përfundojmë edhe më keq se në komunizëm”, thotë Nikolla Popovski, ish ministër i Financave.

Dëmet nga embargoja mes dy vendeve, sipas shoqatave ekonomike të Maqedonisë, janë të larta për kompanitë maqedonase, të cilat, vlerësohet të kenë humbur deri në 1 milion dollarë në ditë për shkak të suficitit të madh tregtar që ka Maqedonia në raport me Kosovën.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *