Home / Lajme / Maqedoni / Premtohet sallë sportive në Tearcë (VIDEO)

Premtohet sallë sportive në Tearcë (VIDEO)

Tetovë, 30 Shtator – “Është kënaqësi që jam këtu falenderoj kryetarin dhe presidentin, për punën e përbashkët që bëjnë sepse mendoj se është një shembull i mirë se si funksionon sporti dhe njerëzit bashkë ndërsa ambasada amerikane është tejet krenare që përkrah Global për të gjitha gjërat sic është shembulli i sotëm i sportit dhe tolerancës” tha Ivanov.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, si mbështetës i projektit “Integrimi social dhe etnik përmes sportit(Bon-Ton sportiv)”, bashkë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Poll Uollers, kanë marrë pjesë në manifestimin sportivo-kulturor, që u mbajt në komunën e Tearcës. Nikoqire e këtij evenimenti ishte komuna e Tearcës ku në shkollën fillore “Kiril Pejçinoviq” të Tearcës u zhvilluan lojrat, pasi që për shkak të motit me shi lojrat u tranferuan në këtë shkollë, ndërsa ishin paraparë të mbahen në stadiumin e komunës së Tearcës. Fillimisht, ambasadori Uollers dhe president Ivanov, janë pritur nga kryetari i komunës ku sipas kryetarit Isen Asani, është marrë premtim nga presidenti që vitin e ardhshëm të ndërtohet një sallë sportive në këtë komunë. “Gjatë takimit biseduam për komunën në përgjithësi, për projektet dhe nga kryetari morra premtim se vitin e ardhshëm në këtë komunë do të fillojë të ndërtohet një sallë sportive”, tha Asani.Paraprakisht delegacioni është ndalur edhe në një takim rasti me qytetarë të komunës së Tearcës, ndërsa Uollers dhe Ivanov janë shprehur se ëprmes këtyre aktiviteve të rinjë afrohen mes veti dhe respektojnë njëri tjetrin.“Më vjen mirë që sot jemi krejt këtu në Tearcë pra bontoni sportiv vazhdon dhe marrin pjesë nxënës nga e gjithë maqedonia. Më këtë project të rinjtë mësojnë sit ë sillen kur janë lojtar dhe kur janë në public, si dhe njohja e përbashkët e fëmijëve që vijnë nga komuna tjera. Tearca është edhe vend shembull i multietnicitetit dhe grupe religjioze””, tha Ivanov. Ambasadori Uollers, theksoi se ky është shembull i mirë se si funskionon sporti. “Është kënaqësi që jam këtu falenderoj kryetarin dhe presidentin, për punën e përbashkët që bëjnë sepse mendoj se është një shembull I mirë se si funksionon sporti dhe njerëzit bashkë ndërsa ambasada amerikane është tejet krenare që përkrah Global për të gjitha gjërat sic është shembulli i sotëm i sportit dhe tolerancës” tha Ivanov. Projekti “Integrimi social dhe etnik përmes sportit (Bon-Ton sportiv)” ka për qëllim promovimin e sportit si aktivitet shoqëror përmes së cilit me lojë, zbavitje dhe shoqërim të fëmijëve dhe të rinjve me përkatësi të ndryshme etnike forcohen marrëdhëniet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë.Bartës i projektit është Shoqata për iniciativa zhvillimore-Instituti gjeostrategjik “Global”, për partneritet me komunat të përfshira në realizimin e tij- Valandovë, Kavadar, Rosoman, Aerodrom, Dibër, Qendra Zhupa dhe Tearcë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *