Home / Lajme / Maqedoni / Promovohet rruga e asfaltuar në lagjen Banjeshnica – rruga Beliçica, investimi mbi 7 milion denar (VIDEO)

Promovohet rruga e asfaltuar në lagjen Banjeshnica – rruga Beliçica, investimi mbi 7 milion denar (VIDEO)

Gostivar, 25 Shtator – Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bashkë me banorët e lagjes “Banjeshnica”, e lëshuan në përdorim pjesën e asfaltuar të rrugës Beliçica, nga ura e lumit Vardar e deri te xhamia e Rinisë.

Kryetari Bejta tha kjo rrugë është rregulluar me standarde bashkëkohore, ndërkaq banorët e lagjes e falënderuan kryetarin Bejta për realizimin e projektit mjaftë të rëndësishëm për ta.

“Kjo është një prej rrugëve më të mira që është ndërtuar në periudhën e shkurtër të qeverisjes time. Rruga është ndërtuar me të gjitha standardet dhe kriteret që i kërkon ndërtimi. Në bashkëpunim me drejtorin e NP “Komunalec”, bëmë ndërrimin e rrjet të kanalizimit dhe ujësjellësit, për shkak se rrjeti i vjetër ishte me gypa të asbestit. Gjithashtu rregulluam edhe trotuaret në të dyja anët e rrugës, kurse në përfundim janë edhe punët për rregullimin e ndriçimit publik. Gjatësia e rrugës është 200 metra, kurse vlera e investimit është afër 7 milion denar.

Në të ardhmen do të vazhdohet me realizimin e projekteve që parashohin kanalizim dhe riasfaltim në pjesën e mbetur të rrugës Beliçica.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *