Home / Lajme / Maqedoni / Pyjet shkatërrohen pamëshirshëm

Pyjet shkatërrohen pamëshirshëm

18 shtator-Sipas përllogaritjeve, në ditë në këta rajone priten me qindra metër kub dru, të cilët në treg kapin vlerën rreth pesë mijë euro. Krahas dëmit që bëhet në aspektin financiar, megjithatë dëmi më i madh është në aspektin ekologjik. Eksperti Trpe Misajllovski, inxhinier i pylltarisë, thotë se në Malin Shar, pritet në mënyrë ilegale druri më kualitativ i cili shërben për ripërtrirje të pyllit.

Urim HASIPI
Pyjet në rajonin e Tetovës dhe më gjërë në Pollog, shkatërrohen në mënyrë të pamëshirshme. Sipas të dhënave jozyrtare të Policisë Pyjore, në Malin Sharr, në Malin e Thatë dhe në Zheden, është vjedhur mbi 70 përqind e pyllit me drunj kualitativ. Më shumë drunj vidhet në rajonet e fshatrave të Malësisë së Sharrit, në komunat e Tearcës dhe Zhelinës. Në disa pjesë të këtyre rajoneve është shkatërruar dhe prerë hapësirë e madhe.
Sipas përllogaritjeve, në ditë në këta rajone priten me qindra metër kub dru, të cilët në treg kapin vlerën rreth pesë mijë euro. Krahas dëmit që bëhet në aspektin financiar, megjithatë dëmi më i madh është në aspektin ekologjik. Eksperti Trpe Misajllovski, inxhinier i pylltarisë, thotë se në Malin Shar, pritet në mënyrë ilegale druri më kualitativ i cili shërben për ripërtrirje të pyllit. “Pylli është shtëpi për botën shtazore por shërben edhe për mirëmbjatjen e burrimeve të ujit.Me prerjen ilegale dhe të paplanifikuar shterren burrimet e ujit ndërsa edhe kafshët largohen”, thotë Misajllovski. Sipas tij, në të ardhmen nëse vazhdohet në këtë mënyrë të priten dhe shkatërrohen pyjet pasojat nga katastrofat ekologjike do të jenë të paevitueshme. “Nëse në të ardhmen nuk I kushtohet rëndësi kësaj dukurie dhe të merren masa më rigoroze atëherë ky rajon nuk do të mund të evitojë katastrofat ekologjike. Proceset që janë të rregulluara nga vet natyra shkatërrohen nga dora e njeriut. Kësisoji vetë njerëzit dhe popullata vendore rrezikon të ardhmen e saj sepse prerja në këtë mënyrë e pyjeve pa ndonjë plan sjell pasoja të paparashikueshme për të cilët zgjidhje nuk do të ketë, siç janë mungesa e ujit, eriozioni I dheut dhe mungesa e drunjëve si ëpr djegie poashtu edhe për përdorim tjetër”, thotë Trpe Misajllovski, inxhinier I Pylltarisë. Ndryshe, Policia Pyjore përballet me mungesë të automjeteve ndërsa vetëm 17 pjesëtarë të policisë pyjore nuk mund të arrijnë të mbulojnë tërë rajonin dhe të kapin prerësit illegal të durnjëve në Pollog. Nga Policia pyjore, theksojnë se nëse në të kaluarën pylli është prerë në mënyrë ilegale, tashmë kjo kryhet në mënyrë të organizuar, prej prerjes përmes transportit e deri në shitje. “Kjo dukuri mund të ndërpritet nëse institucionet relevante angazhojnë më shumë persona që të do të kontrollojnë pyllin dhe do të parandojnë prerjen e pamëshirshme të pyjeve”, thotë Misajllovski. Dukuria e prerjes ilegale të drunjve për ngrohje viteve të fundit ka marrë përmasa shqetësuese në rajonin e Malit Sharr. Me qindra hektarë pyje janë prerë në mënyrë të paligjshme dhe të pakontrolluar gjatë dhjetë viteve të kaluara, ndërsa policia e Tetovës paralajmwron qytetarët se dënimet janë të larta.
“Nëse bëhet fjalë për vjedhje me përmasa më të mëdha kundër të involvuarve do të parashtrohen padi penale për “shaktërrim të pyjeve” që paraqet vepër penale për të cilët parashihet dënim me para ose burg prej 3 deri në 5 vjet, nëse shkatërrimi është bërë në pyje të mbrojtura si parqe nacionale”, thotë zëdhënësi I Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Marjan Josifovski. Këtë vit sipas rregullativës ligjore edhe blerësit e drunjëve të prera në mënyrë ilegale do të përballen me dënime sipas ligjeve në fuqi. Duke patur parasysh se këtë muaj është edhe furnizimi masiv me dru për ngrohje, Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë apelon deri tek banorët e Pollogut, që të përmbahen nga prerja e paligjshme dhe transportimi i tyre. Njëkohësisht vepër penale paraqet edhe blerja e drunjëve në mënyrë të dyshimta dhe pa leje adekuate ngase në të kundërtën ata do të përballen me dënime.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *