Home / Lajme / Maqedoni / Qendra për Shëndet Publik:Uji në Tetovë është i pastër për pij

Qendra për Shëndet Publik:Uji në Tetovë është i pastër për pij

18 shtatpr-Me këtë u vërtetuan edhe vlerësimet e mëhershme se e ashtuquajtura “Kime e Kalit” nuk e ka prejardhjen nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës. Theksoj se rregullshmëria dhe siguria e ujit garantohet në rrjetin e ujësjellësit të Tetovës, por jo edhe në cisternat e shumta të cilët janë kyçur në ujësjellës. Për cilësinë e ujit nga cisternat duhet të kujdesen ata të cilët të njejtën e kanë instaluar”, thotë Ratko Davidkovski, nga qendra për shëndet publik në Tetovë.

urim HASIPI
Qendra për shëndet Publik në Tetovë krahas analizave të regullta që bën në rrjetin e ujësjellësit pas publikimit të lajmit se një banor i Tetovës ka gjetur të ashtuqjaturën gjallesë “Kime të Kalit” kjo qendër ka hedhur poshtë pretendimet se gjallesa e ka prejardhjen nga ujësjellësi i Tetovës. Sipas mjekut Ratko Davidovski, qendra pas shkrimeve nëpër media, ka bërë analiza shtesë të ujit edhe atë në Institutin për Shëndet Publik në Shkup. “Rezultatet e marra vërtetuan se uji nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës nuk përmban parazite. Uji poashtu është i pastër sa i përket gjendjes së tij mikro-biologjike, kimike dhe fizike dhe është i sigurt për pije.Me këtë u vërtetuan edhe vlerësimet e mëhershme se e ashtuquajtura “Kime e Kalit” nuk e ka prejardhjen nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës. Theksoj se rregullshmëria dhe siguria e ujit garantohet në rrjetin e ujësjellësit të Tetovës, por jo edhe në cisternat e shumta të cilët janë kyçur në ujësjellës. Për cilësinë e ujit nga cisternat duhet të kujdesen ata të cilët të njejtën e kanë instaluar”, thotë Ratko Davidkovski, nga qendra për shëndet publik në Tetovë. Ai më tej thotë se, ky incident vërtetoi përkushtimin e qendrës për shëndet publik në Tetovë, se kualiteti i ujit për pije dhe vlerësimi i rrezikut, duhet që të bëhet me numër maksimal të kontrolleve vjetore, në bazë të rregullores, dhe jo me numër minimal të analizave, siç bëhet tash, në bazë të marrëveshjes mes NPK-së dhe Qendrës për Shëndet Publik. Ndryshe, një banor i Tetovës, kohë më parë përmes mediave publikoi se në çezmën e tij kishte gjetur një gjallesë të ashtuqujatur “Kime Kali”. Por nga NPK-ja e Tetovës kishin hedhur poshtë pretendetimet se gjallesa është gjetur në rrjetin e ujësjellësit, por e njejta është krijuar nga rrjetet ilegale të cilët janë kyçur në ujësjellës. Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *