Home / Lajme / Maqedoni / Qent endacak më të fortë se pushtetet (VIDEO)

Qent endacak më të fortë se pushtetet (VIDEO)

Tetovë, 24 Shtator – Vite me radhë qyteti i Tetovës vazhdon të jetë çerdhe e qenëve endacak. Tufa të mëdha të qenëve vërehen çdo ditë në rrugët kryesore të Tetovës të cilët paraqesin rrezik permanent për qytetarët dhe fëmijët të cilët lëvizin në pjesët qendrore të qytetit.

Madje këta qen endacak janë bërë më të fuqishëm se pushtetet e njëpasnjëshme lokale pasi që asnjë kryetar komune, drejtor i Ndërmarrjes Publike nuk ka bërë zgjidhjen e këtij problem, që qytetit të Tetovës i jep imazh të keq. Informacionet të cilët qarkullojnë në qytet janë se qent endacak sillen nga qytete tjera. Disa herë është supozuar se qent sillen nga Shkupi apo Kërçova, por deri më tash asnjë person nuk është ndaluar për këtë problematikë nga ana e policisë. Dyshohet se qent sillen në orë të hershme të mëngjesit nga qytete tjera dhe lihen të lirë në rrugët e Tetovës. Njohuri për këtë problem ka edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi e cila thekson se ka realizuar takim me drejtues të policisë në Tetovës që në të ardhmen të detektojnë se kush dhe pse i sjell qent endacak në Tetovë.
“Sipas informatave që ne posedojmë ka patur një rritje të numrit brenda 10 ditësisht të fundit. Gjendja nuk ka qene e tillë deri para dhjetë ditëve. Unë kam thirrur urgjentisht në takim, autoritetet e sigurisë rajonale edhe të Ministrive përkatëse të cilët në radhë të parë kanë për obligim, që të detektojnë se kush dhe me çfarë qëllimi do të bënte hapa të këtillë ndaj qytetit. Në fakt ne si komunë dhe me organizata tjera partnere jemi duke punuar dhe jemi të angazhuar që gjejmë një strehimore në kuadër të ligjeve në fuqi dhe ata të largohen nga rrugët. Ne bëjmë maksimunin dhe kërkojmë që edhe institucionet tjera në bashkëpunim me qytetarët që të marrin masa që në Tetovë të mos ketë objekte dhe gjallesa tjera që nuk i përkasin Tetovës”, deklaroi Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

Edhe drejtori i NPK-së thotë se ka njohuri se në qytetin e Tetovës sillen qen nga jasht por kërkon që në këtë drejtim Ministria e Punëve të Brendëshme të ndihmojë dhe të zbulojë ata që sjellin qen nga jasht.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *