Home / Lajme / Maqedoni / Qent në aksion, sulmojnë 77 vjeçarin (VIDEO)

Qent në aksion, sulmojnë 77 vjeçarin (VIDEO)

Tetovë, 25 Shtator – 77 vjeçari S.D nga Tetova, ka denoncuar në polici, se më 21 shtator, rreth 9 të mëngjesit është sulmuar në qendër të Tetovë është sulmuar nga një tufë e qenve endacak.

“Ai ka tentuar që të mbrohet nga sulmi agresiv i tufës së qenve, por nuk ka arritur dhe më pas është kafshuar në këmbën e majtë. I lënduari mënjëherë është dërguar në spitalin klinik të Tetovës, ku është mbajtur për kurim”, njofton Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.Ndryshe, dukuria e qenve endacak ka marrë përmasa shqetësuese në Tetovë.Tufa të qenëve çdo ditë vërehen në qendër të Tetovës të cilët sulmojnë kalimtarët e rastit. Sipas statistikave zyrtare, në vit në Tetovë rreth 100 persona marrin kafshime nga qent endacak. Kryesisht sipas mjekëve në repartin e sëmundjeve infektive gjatë një muaji kafshohen nga tetë persona.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *