Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria vazhdon me vizita dhe takime me komunitetin afarist

Qeveria vazhdon me vizita dhe takime me komunitetin afarist

4 shtator-“Benefiti kryesor nga projekti njihet mu për atë që n jë pjesë e madhe e nismave dhe propozimeve të komunitetit afarist kontribuojnë në krijimin e politikave të biznesit të komunitetit afarist. përvojat tregojnë se mu ndaj kërkesave të komunitetit afarist, janë sjellur strategji të reja, janë implementuar një sërë projektesh dhe janë bërë ndryshime në një numër të amdh të ligjeve”, theksoi Peshevski.

– Qeveria vazhdon me vizita nëpër kompani me qëllim që të njihet me problemet me të cilat përballen biznesmenët gjatë punës së përditshme. Me ciklin e katërt të vizitave si pjesë e projektit “Mësojmë nga komuniteti afarist”, janë planifikuar vizita në të paktën 150 kompani me mundësi që ky numër të tejkalohet nëse ekziston interesim.

Konkursi për kompanitë të cilat duan të kyçen në këtë projekt sot është publikuar në shtypin ditor dhe do të zgjasë deri më 5 tetor të këtij viti.

“Ky projekt mundëson komunikim të drejtpërdrejtë ndërmjet Qeverisë dhe komunitetit afarist. Përmes vizitave dhe bisedave të drejtpërdrejtave me kompanitë, Qeveria drejtpërdrejtë njihet me sfidat dhe problemet me të cilat po përballen kompanitë e Maqedonisë gjatë punës së përditshme. me kontakt të këtillë mundësohet që problemet e identifikuara të analizohen hollësisht dhe për ato për të cilat është realisht e mundur, Qeveria të definojë masa sistematike për tejkalimin e tyre”, theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir peshevski gjatë konferencës së sotme për shtyp.

Sipas tij, efekti nga dy ciklet e para është i madh dhe mbi 50 për qind e kërkesave të komunitetit afarist janë realizuar. Në tre ciklet e para kompanitë kanë dhënë rreth 600 iniciativa.

“Benefiti kryesor nga projekti njihet mu për atë që n jë pjesë e madhe e nismave dhe propozimeve të komunitetit afarist kontribuojnë në krijimin e politikave të biznesit të komunitetit afarist. përvojat tregojnë se mu ndaj kërkesave të komunitetit afarist, janë sjellur strategji të reja, janë implementuar një sërë projektesh dhe janë bërë ndryshime në një numër të amdh të ligjeve”, theksoi Peshevski.

Gjatë tre cikleve të kaluara u vizituan mbi 400 kompani nga 34 qytete të vendit. Gjatë selektimit të kompanive, krahas përkatësisë territoriale, mbahej llogari edhe për orientimin eksportues, si dhe për madhësinë e kompanive. Kompanitë e vizituara më shpesh janë nga sfera e prodhimtarisë dhe atë kryesisht nga industria metalurgjike, metalo-përpunuese, ndërtimore, kimike dhe e tekstilit, si dhe nga sektori shërbyes.

Projekti filloi nga fundi i vitit 2010 nën moton “Vizitë 150 kompanive”, por për shkak të qëllimit dhe karakterit e mori emrin “Mësojmë nga komuniteti afarist”.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *