Home / Lajme / Rajon / Rama pritet me ceremoni të larta shtetërore

Rama pritet me ceremoni të larta shtetërore

13 shtator-“Për Kosovë! Me emocion të posaçëm për vizitën e parë si kryeministër – me përgjegjësinë e madhe të fjalës para Kuvendit të Kosovës në 12.00”, kishte shkruar Rama në Facebook-un e tij.

Me ceremoni të larta shtetërore është pritur të premten në Kosovë kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Me intonimin e himnit të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës ka filluar ceremonia shtetërore e pritjes së kryeministrit Rama.

Të dy kryeministrat prezantuan edhe kabinetin e tyre qeveritar, ndërsa pas kësaj ceremonie do të mbajnë një takim të përbashkët.

Rama dhe Thaçi pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

“Për Kosovë! Me emocion të posaçëm për vizitën e parë si kryeministër – me përgjegjësinë e madhe të fjalës para Kuvendit të Kosovës në 12.00”, kishte shkruar Rama në Facebook-un e tij. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *