Home / Lajme / Rajon / Rama zyrtarisht mer postin e kryeministrit

Rama zyrtarisht mer postin e kryeministrit

15 shtator-Ëndrra ka filluar në dhjetor 1990, me thirrjen ‘Ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa’, dhe ne jemi këtu për këtë ëndërr që duhet të vazhdojë dhe do të vazhdojë më e gjallë dhe më e fuqishme se asnjëherë. Falemnderit!”, deklaroi Rama.

Pas votëbesimit në Parlament të kabinetit dhe programit të qeverisë së Kryeministrit Edi Rama, ai së bashku me ministrat e tij u nis drejt Presidencës së Rebublikës, ku u zhvillua edhe ceremonia e betimit të anëtarëve të qeverisë së re përballë Kryetarit të Shtetit.

Pas ceremonisë, i gjithë kabineti i ri u nis në këmbë nga selia e Presidencës drejt selisë së Kryeministrisë për të zhvilluar edhe mbledhjen e parë të qeverisë së re.

Përpara se të hynin në seli, për të zhvilluar edhe mbledhjen e parë, kryeministri Rama mbajti një fjalim të shkurtër përpara mbështetësve të tij, që kishin dalë ta përshëndesnin në ditën e parë zyrtare të punës. Edi Rama premtoi se pushteti do të jetë i qytetarëve dhe se qeverisja e këtij vendi do të realizohet me njerëzit dhe për njerëzit.

“Qeveria e re, që sapo është betuar, është qeveria e të gjithë shqiptarëve dhe do të qeverisë për të gjithë shqiptarët. Ne jemi zgjedhur për të bashkuar, jo për të ndarë, dhe ne do të bashkojmë e nuk do të ndajmë. Ne jemi zgjedhur për të shërbyer dhe jo për të rrëmbyer, dhe ne do të shërbejmë e do të jemi shembull në luftën kundër padrejtësisë dhe korrupsionit. Ne jemi votuar për t’i dhënë të gjithë së bashku Shqipërisë sonë të dashur, atdheut tonë të përbashkët, energjitë që të ecë më shpejt për një Rilindje shqiptare dhe të mos humbasë vite të tjera pa fund, në rrugën drejt ëndrrës së Shqipërisë Europiane, drejt Bashkimit Europian dhe drejt përmbushjes së atij amaneti, që vjen nga larg dhe që është edhe misioni ynë. Ne me shumë përulje ju themi të gjithëve se Rilindja që duam nuk mund të vijë brenda natës dhe për Rilindjen që duam kemi nevojë për të gjithë. Ndaj do të qeverisim për njerëzit dhe me njerëzit. Ëndrra ka filluar në dhjetor 1990, me thirrjen ‘Ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa’, dhe ne jemi këtu për këtë ëndërr që duhet të vazhdojë dhe do të vazhdojë më e gjallë dhe më e fuqishme se asnjëherë. Falemnderit!”, deklaroi Rama.

Fjala e Ramës u shoqërua me ovacione të qytetarëve të pranishëm para ambienteve të Kryeministrisë.

Votohet Qeveria e re e Shqipërisë

Pas një seance maratonë parlamentare, Qeveria e re e drejtuar nga Edi Rama mori në Kuvend 82 vota pro, 55 kundër dhe 1 abstenim.

Ky votim i hapi kështu rrugën betimit para Presidentit, të kabinetit të ri qeveritar që u zhvillua në orën 18:00.Po ashtu është parashikuar më pas edhe zhvillimi i mbledhjes së parë të Këshillit të Ministrave.

Votimin e bojkotuan deputeti i PD-se Sali Berisha dhe kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule.

Jashtë sallës së Parlamentit, pas votimit, kryetari i komanduar i grupit kuvendor demokrat Edi Paloka akuzoi kryeministrin Rama se ka kërcënuar opozitën.

“Rama po kërkon të poshtërojë opozitën.Ajo që ndodhi në fund të seancës ishte shumë e rëndë. Të gjithë ju e patë që Rama kërcënoi opozitën me fjalët: ‘Ende nuk e dini cfarë është dhuna’. Ky është Edi Rama. Dhunës së Ramës ne do t’i përgjigjemi dhëmbë për dhëmbë”, tha Paloka.
Kryeministri Edi Rama në fjalimin që mbajti në Kuvend para votimit të kabinetit të ri deklaroi se opozita recitoi të njëjtat akuza dhe qëndrime ndaj programit, ndërsa përqendrimi i saj ishte sipërfaqësor dhe nuk diskutoi për thelbin e tij.

Megjithatë Rama ftoi të opozitën që në komisionet parlamentare të diskutohen, rrihen se bashku mendimet për arritjen e reformave kryesore që do të çojnë në zhvillimin e vendit.

“Ne duam që të identifikojmë së bashku një politikë të re gjithëpërfshirëse për pronën dhe t’i japim kësaj çështje një zgjidhje sa më parë”, tha Rama, duke theksuar se një sërë çështjesh të tjera kërkojnë të mbërrijnë në finish.

Rama theksoi se e gjithe ajo sajese e shemtuar ne lidhje me ate qe u konsiderua si mosrespektim i figures se Ibrahim Rugoves gjate vizites se tij ne Prishtine, ishte krijuar ketu ne Tirane, per qellime te caktuara.
Sequi: BE-ja mbështet kabinetin e ri qeveritar

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi, disa minuta pas votimit të qeverisë së re, garantoi mbështetjen e BE-së në përpjekjet e kabinetit të ri qeveritar për ndryshimin e vendit.

“Dua të uroj kryeministrin dhe kabinetin e ri qeveritar lidhur me sfidat e ndryshimit për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar. Rrjedhimisht, rruga drejt Brukselit do të jetë më e shkurtër për popullin shqiptar”, deklaroi Sequi.

Ambasadori i BE-së në vendin tonë shtoi: “Mendimi im i parë pas kësaj maratone është për pritshmëritë që ka populli shqiptar.”

“Dua të siguroj kryeministrin e ri për mbështetjen e BE-së në përpjekjet për ndryshimin e vendit. Këtë mbështetje do e marrë që nesër në vizitën që do bëjë në Bruksel”, tha Sequi.

Basha: Rama të tërhiqet nga kërcënimet ndaj opozitës

Menjëherë pas betimit të Qeverisë së re “Rama” në Presidencë dhe fjalimit të dhënë nga Kryeministri i ri, Edi Rama, nga ambienti përpara Kryeministrisë, ka reaguar sërish kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Basha doli në një konferencë për mediat, duke akuzuar Kryeministrin e ri Rama për fjalimin e tij në Kuvend. Sipas Bashës, kryesocialisti ka kërcënuar hapur opozitën me fjalimin e tij.

Kreu i PD-së theksoi se Rama ka qenë gjithnjë një ushtrues i dhunës verbale, diçka që nuk përbën risi për forcën e re opozitare të vendit tashmë, por – sipas tij – PD është një kockë e fortë dhe e pathyeshme.

Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, të tërheqë menjëherë kërcënimin ndaj opozitës, të cilin ai nuk e konsideron thjesht si një shpërthim të rastit, dhe t’i kërkojë falje asaj. “Nëse Rama nuk tërhiqet nga kërcënimet e tij, atëherë do të duhet të përballet me pasojat”, përfundoi Basha.

Basha: Kjo qeveri, pa program pune

Pas votimit në Kuvend të Qeverisë së re ka reaguar në rrjetin social Facebook, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Qeveria e Ramës kaloi sot në Kuvend të ashtuquajturin program të saj me numrat që ka në Kuvend.Por mbeti në klasë në provën e gjykimit të shëndoshë dhe profesional të opozitës.Kjo është e para qeveri në historinë e demokracisë së re shqiptare që starton pa program pune, pa program zhvillimi, pa objektiva të mbështeur në burime konkrete, pa kalkulime konkrete, pa afate”, shkruan Basha.

Sipas tij, ‘kjo është e para qeveri që tërhiqet pa filluar punë akoma nga një numër i madh premtimesh të votuara, duke vendour që tani me qytetarët dhe me dinjetetin e tyre raportin e gënjeshtrës dhe mashtrimit pa dridhje qerpiku.Unë besoj se në përballjen e parë të këtyre përmasave në aulën e Kuvendit midis të ashtuquajtures rilindje të zotit Rama dhe opozitës, qeveria mbeti në klasë edhe në provën e gjykimit të shëndoshë të bashkëqytetarëve. Mbeti në klasë pikërisht se nuk ka program, pikërisht se ka mashtruar pa kufi për të marrë vota”, shkruan më tej Basha.

Po ashtu Basha premton se “nuk do t’i japim asnjë minutë paqe kësaj qeverie për gënjeshtrat dhe mashtrimet e saj elektorale, si dhe për për çdo tundim apo provë të saj për të zhbërë arritjet demokratike”.TOp-channel

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *