Home / Lajme / Maqedoni / Raund i ri i negociatave për emrin

Raund i ri i negociatave për emrin

24 shtator-Lidhur me kontestin e emrit, në Nju Jork, ndërmjetësi Nimic ka zhvilluar takime me evrokomisionerin për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle, për t`u njohur me procesin e negociatave dhe qëndrimin e palëve, ndërsa për këtë çështje është biseduar edhe në takimin mes ministrit të jashtëm grek Venizelos dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki – Moon.

Ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic do të intensifikoj procesin për gjetjen e zgjidhjes së kontestit të emrit.

Martin Nesirki, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki – Moon theksoi se Nimic gjatë javëve në vijim do të thirr takim të ri të palëve negociatore të Athinës dhe Shkupit për kontestin e emrit. “Nimic planifikon të thirr përfaqësuesit e të dyja palëve sërish në Nju Jork gjatë javëve në vijim.

Sekretari i përgjithshëm sinqerisht po shpreson se këto bisedime do të hapin rrugën për negociata më serioze dhe të arrihet një zgjidhje e pranueshme”, theksoi Nesirski.

Lidhur me kontestin e emrit, në Nju Jork, ndërmjetësi Nimic ka zhvilluar takime me evrokomisionerin për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle, për t`u njohur me procesin e negociatave dhe qëndrimin e palëve, ndërsa për këtë çështje është biseduar edhe në takimin mes ministrit të jashtëm grek Venizelos dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki – Moon.

Nimic gjatë qëndrimit në Shkup dhe Athinë nga mesi i këtij muaji u nda me qëndrime kontradiktore dhe pa asnjë marrëveshje midis palës greke dhe asaj të Shkupit, ku të dyja palët shprehën qëndrime kontradiktore për të gjetur një propozim për tejkalimin e këtij kontesti.

Poposki: Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë tha se çka mund të rregullohet nga jashtë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki u përgjigj ndaj deklaratës së minsitrit grek Evangellos Venizellos, sipas të cilit zgjidhje e vetme për kontestin për emrin duhet të jetë erga omnes, përkatësisht Maqedonia të pranojë emër të ri për të gjitha përdorimet.

“Mendoj se më me rëndësi në këtë moment është që para se të jepen deklarata dhe mendime të tilla, të shikohet korniza e Kombeve të Bashkuara në të cilën zgjidhet ky kontest dhe të shikohet mendimi i organit më kompetent, Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, e cila në mënyrë të qartë definon çka mundet e çka nuk mundet, dikush nga jashtë ta rregullojë. Para së gjithash duhet të mbajmë mend se bëhet fjalë për dy vende demokratike të cilat angazhohen për sundim të së drejtës dhe respektim të normave ndërkombëtar. Nëse kjo është e vërtetë, mendoj se shumë më lehtë do t’i tejkalonim këto çështje”, deklaroi ministri Poposki.

Paraprakisht Venizellos nuk dëshiroi të përgjigjej në pyetjen e MIA-s lidhur me deklaratën e tij të djeshme, në të cilën i përsëriti linjat e kuqe greke në kontestin për emrin dhe nuk la hapësirë për bisedë.

Martin Nesirki, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, gjatë brifingut të tij të mesditës, informoi se për disa javë mund të pritet takim i ri i ndërmjetësve në bisedimet për kontestin. Zoran Jolevski dhe Adamantis Vasilakis do të takohen në Nju-Jork, me ftesë të ndërmjetësit Methju Nimic, në takim, i cili, siç deklaroi Nesirki, sekretari i përgjithshëm Ban shpreson se do të çojë në afrimin e qëndrimeve.

Delegacioni i Maqedonisë në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara sot filloi me disa takime bilaterale dhe multilaterale. Shefi i delegacionit, kryeminsitri Nikolla Gruevski do të merr pjesë në pritjen solemne në organizim të presidentit të SHBA-së, Barak Obama.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki deri më tani realizoi takime me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zanier, minsitrin e Punëve të Jashtme të Zelandës së Re, Marej Mekkali, ndërkaq foli edhe gjatë takimit minsitror të Organiozatës së Frankofonisë dhe në takimin e lartë kushtuar Caqeve zhvillimore mijëvjeçare

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *