Home / Lajme / Maqedoni / RDK braktis sërish seancën e këshillit në Gostivarë (VIDEO)

RDK braktis sërish seancën e këshillit në Gostivarë (VIDEO)

Gostivar, 25 Shtator – Seanca e këshillit të komunës së Gostivarit ku duhej të diskutohej për rishikimin e buxhetit dhe I njejti të zvogëlohej për 18 përqind është shëndëruar në mollë sherri mes këshilltarëve dhe BDI-së dhe RDK-së.

Për këtë ka reaguar koordinatori i grupit të këshillarëve të RDK Vesel Memedi, i cili kërkoi sqarim për shkakun që çoi në zvoglimin e buxhetit, duke apeluar që të argumentohet ribalansi i investimeve, mosrealizimin e projekteve të cilët ishin miratuar nga udhëheqësit e mëparshëm, ndërsa në anën tjetër, udhëheqësia e tanishme komunale i ka rritur të hyrat mujore ndaj ndërmarjes publike komunale.Me këtë rast Shyret elezi, nga sektori për finansa dhe buxhet ka dhënë një shpjegim.

Rrreth pyetjes për realizim të projekteve, shpjegim dha edhe drejtori i Komunalec Memedali Xhaferi, i cili deklaratat e Vejselit nga RDK i quan si gënjeshtra dhe se të gjitha projektet tashmë janë realizuar, me të vetmin qëllim ndërprerjen dhe ndërimin e ujëmatësve për shkak se janë gjetur paregullësi tek ujëmatësit.Nga RDK u kërkua të jepet sqarim konkret prej personave adekuat , gjegjësisht ekonomistët dhe jo prej drejtorit ose prej personave jo adekuat psh kryetari i komunës, në të cilën pat reagime edhe nga kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta.

Vejsel Memeti replikoi në disa pika të tjera të rendit të ditës nga prononcimet e Nevzat Bejtës dhe siç theksoi se shpifjet të cilat na dedikohen neve , janë në masë të madhe dhe jokorekte të cilët duan të mbjellin frikë tek ne si grup këshilltarësh të RDK-së dhe ne e lëshojmë këshillin. Këshilltari komunal Vesel Memedi theksoi se me këtë ribalanc u zvoglua buxheti komunal në pjesën e të hyrave buxhetore për 2,2 milion euro dhe u zvogluan të dalat buxhetore për 3,4 milion euro. Sipas tij, ky zvoglim i buxhetit i adresohet ekskluzivisht buxhetit bazë me çka gjatë vitit 2013 qytetarët e Gostivarit do të dëmtohen për 3,4 milion euro investime kapitale. Në vazhdim të seancës u votua edhe pika e cila zvoglon buxhetin për 18% si dhe pika të tjera në këtë rend dite.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *