Home / Lajme / Maqedoni / RDK: Projekt – buxheti 2014 sinjalizon zgjedhje të parakohshme

RDK: Projekt – buxheti 2014 sinjalizon zgjedhje të parakohshme

24 shtator-“Bëhet fjalë për buxhet spekulativ politikë qe nuk ka baze reale per tu relaizuar në pjesën e të hyrave buxhetore dhe se i njejti është në funksion të zgjedhjeve te parakohëshme parlamentare që i pregadit qeveria e VMRO-BDI-së dhe që tashmë propagnadohen nga mediumet e afërta më VMRO dhe që financohen nga parat publike”, theksoi deputeti i RDK-së, Naxhi Xhelili.

Buxheti i planifikikuar për vitin 2014 është buxhet politik dhe pa baza reale për tu realizuar në pjesën e të hyrave buxhetore për më shume arsye, theksoi sot Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) në një konferencë me gazetarët.

“Bëhet fjalë për buxhet spekulativ politikë qe nuk ka baze reale per tu relaizuar në pjesën e të hyrave buxhetore dhe se i njejti është në funksion të zgjedhjeve te parakohëshme parlamentare që i pregadit qeveria e VMRO-BDI-së dhe që tashmë propagnadohen nga mediumet e afërta më VMRO dhe që financohen nga parat publike”, theksoi deputeti i RDK-së, Naxhi Xhelili.

Sipas tij, planifikimi i rritjes së buxhetit për 7% kur rritja e planifikuar e PBB është vetëm 3 % nuk bazohet në asnjë parametër të sigurt të ekonomisë reale.

“Rritja e planifikuar prej 5% e pagave të administratës, pensioneve dhe subvencioneve bujqësore që janë shpenzime vijuese joproduktikve pa mbeshtetje reale në rritjen e investimeve dhe të ekonomis private manifeston goditje të rëndë për sektorin ekonomik nga i cili sektor duhet të financohen këto shpenzime joproduktive”, theksoi Xhelili.

Sipas tij, struktura e inevstimeve kapitale edhe më tutje është tërësisht diskrimiunuese sepse investimet kapitale të parapara në vendbanimet ku shqiptaret janë shumicë mezi arin 3% ose afërsisht 10 milion euro nga afërsisht 370 milion euro investime kapitale të tërësishme.

“Duhet të përmendet me këtë rast se edhe këto pak investime kapitale të parapara në teritoret me shumicë shqiptare në masë të konsiderushem do te anulohen me ribalnacin e buxhetit ngjajshem si edhe ne vitet paraprake buxhetore dhq shqiptarët edhe në këtë rast do ngelin me investime kapitale te premtuara por të parealizuara”, nënvizon RDK.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *