Home / Sport / Renditja e FIFA-s, Shqipëria zbret 7 vende, Maqedonia ngjitet 14

Renditja e FIFA-s, Shqipëria zbret 7 vende, Maqedonia ngjitet 14

Humbjet e fundit të kombëtares kuqezi në kualifikueset për Botërorin “Brazil 2014” kanë çuar në këtë rënie.

Shqipëria renditet në vendin e 45 në renditjen e FIFA-s për muajin shtator duke shënuar kështu një rënie prej 7 vendesh në klasifikim në krahasim me muajin gusht.

Humbjet e fundit të kombëtares kuqezi në kualifikueset për Botërorin “Brazil 2014” kanë çuar në këtë rënie.

Sa i përket kundërshtarëve tanë në grupin E, Zvicra renditet në vend të 14 (1 pozicion më lart), Sllovenia në vend të 29 (16 pozicione më lart), Norvegjia në vend të 39 (14 pozicione më poshtë), Islanda në vend të 54 (16 pozicione më lart) dhe Qipro në vend të 134 (11 pozicione më poshtë).

Kombëtarja e futbollit të Maqedonisë ka shënuar ngritje prej 14 pozitave, në listën më të re të FIFA-s. Në tre përballje të zhvilluara në këtë periudhë, Maqedonia triumfoi 2:0 në miqësoren me Bullgarinë, ndërsa në ndeshjet kualifikuese fitioi 2:1 Uellsin, deri sa u mund 1:2 nga Skocia. Kjo ecuri ka qenë e mjaftueshme për të përmirësuar pozitën për 14 vende dhe tani kombëtarja pozicionohet e 75-ta.

Spanja vazhdon të ruajë kryesimin e kësaj renditjeje, por këtë muaj ndiqet nga Argjentina, skuadër që ka zbritur Gjermaninë në vendin e tretë. Në vend të katërt Italia dhe pesëshen e parë e mbyll Kolumbia.

Renditja e 10 kombëtareve më të mira sipas FIFA-s:
1. Spanja 1514 pikë
2. Argjentina 1263
3. Gjermania 1261
4. Italia 1199
5. Kolumbia 1180
6. Belgjika 1159
7. Uruguai 1128
8. Brazili 1067
9. Holanda 1058
10. Kroacia 1051

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *