Home / Sport / Renova kërkon 3 pikë ndaj Horizontit

Renova kërkon 3 pikë ndaj Horizontit

Shkëndija do të duhet të zhvillojë një përballje të fortë në terrenin e Pelisterit e cila kërkon që të ndërprejë serinë e keq prej 4 ndeshjeve pa asnjë fitore. Gostivari , të dielën në orën 19.30 do të kërkojë mundësinë që të ndal hovin e Vardarit në stadiumin “Filipi i Dytë”. Në përballjet e tjera, Bregalnica është mysafire e Euromilkut,, Napredoku përballet me Rabotniçkin dhe Makedonija Gj.P takohet me Metalurgun.

Pas pauzës së shkurtër për shkak eliminatoreve për Botërorin ‘Brazil 2014’ , futbolli vendor sërisht do të jetë aktiv gjatë fundjavës. Në kuadër të javës së 7-të në Ligën e Parë, një derbi i vërtetë pritet të zhvillohet në Tetovë, ku Renova do të përballet me liderin aktual Horizont Turnovën. Mysafirë e shfrytëzuan pauzën në kampionat që të zhvillojnë sfidë miqësore në Bullgari, ku u mundën nga CSKA Moska me 4-0. Mirëpo Horizonti në këtë sfidë do të ketë trajnerin e ri, Goce Sedloskin, i cili do të debutojë në pankinën e nënkampionit aktual dhe kjo është ajo enigmë, e cila ndoshta brengos skuadrën nga Xhepçishti.
“Ajo është rrisia tek skuadra e Horizonti,,e cila si zakonisht zhvillon lojë të mbyllur dhe sulmon përmes kundërsulmeve të shpejtë dhe me futbollistin më të mirë , Dejan Blazhevskin. Mirëpo ne jemi të vetëdijshëm përë këtë gjë dhe do të mundohemi që të nxjerrim rrezultat pozitiv. Të gjithë futbollistët janë të përgatitur maksimalisht dhe secili që do të rreshtohet në formacionin e parë, do të jep maksimumin që të shënojmë rezultat pozitiv dhe fitore,,” tha në fillm Fisnik Nuhiu, mesfushori i Renovës.
Tradicionalisht skuadra nga Turnova kalon mjaft mirë në Tetovë, pasi në dy duelet e fundit ka shënuar fitore dhe njëherë ka barazuar.
“Këtë gjë duhet doemos të përmirësojmë dhe të shënojmë rezultat pozitiv, me çka do të shënojmë 3 pikë që mund të na ngritin deri te pozita e parë. Në këtë sezon kemi vetëm një disfatë, edhe atë kundër Pelisterit në terrenin tonë, ndërsa në përballjet e tjera kemi arkëtuar mjaft pikë , që na lë të bësojmë se jemi në rrugë të mbarë për të arritur në kreun e tabelës së klasfikimit. Mirëpo në këtë përballje, gjithçka do të varet se si do të luajmë ne, se sa do ti japim hapësirë Horizontit të tregojë lojën e vet. Pasime të shkurtëra, pronësimi i topit dhe kombinime të ndryshme deri te shënimi i golit janë këto pikë të forta , të cilat na kanë sjellë suksese deri më tani. Besojë kështu do të jetë edhe gjatë ditë së diel, kur sfidojmë liderin aktual dhe trajneri e tyre të ri, Goce Sedloskin,” tha në fund Nuhiu.
Ndërkohë këtë javë Shkëndija do të duhet të zhvillojë një përballje të fortë në terrenin e Pelisterit e cila kërkon që të ndërprejë serinë e keq prej 4 ndeshjeve pa asnjë fitore. Vitin e kaluar u mbyll sfida me barazim 1-1 në Manastir, ndërsa në Tetovë, Pelisteri u ‘shkel’ nga Shkëndija me 3-1, ndërsa përballja e tretë u mbyll me fitore të Pelisterit me 1-0. Pas fitores nga Napredokut me 3-2 dhe 2 fitoreve në miqësoret me Partizanin e Tiranës dhe Shkupin në Çair, është ngritur vetbesimi dhe forma fizike tek skuadra tetovare , e cila tani me Nderim Nexhipin do të kërkojë pikë maksimale. Në ekspeditën e trajnerit Gjore Jovanovskit mund të mungojë vetëm Ardian Nuhiu, për shkak të lëndimit dhe i cili me 2 golat në sfidën e fundit ishte më meritor për fitoren e parë të Shkëndijës në sezonin e ri. Gostivari , të dielën në orën 19.30 do të kërkojë mundësinë që të ndal hovin e Vardarit në stadiumin “Filipi i Dytë”. Në përballjet e tjera, Bregalnica është mysafire e Euromilkut,, Napredoku përballet me Rabotniçkin dhe Makedonija Gj.P takohet me Metalurgun. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen gjatë ditës së diel, me filim në orën 16.00, përveç sfidës në Shkup , kur Vardari në orën 19.30 do të sfidojë Gostivarin.

Java e VII, e diel ora 16.00
Euromilk – Bregallnica
Napredoku – Rabotniçki
Pelisteri – Shkëndija
Renova – Horizont T.
Vardari – Gostivari
Makedonija Gj.P. – Metalurgu.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *