Home / Lajme / Maqedoni / Republika e Epërme e Maqedonisë në agjendën e Nimic

Republika e Epërme e Maqedonisë në agjendën e Nimic

7 shtator-Problemi i dytë për Athinën është se si do të përdoret propozimi Republika e Epërme e Maqedonisë. “Emri i ri duhet të shkruhet në pasaporta dhe të ketë përdorimin më të gjërë të mundshëm, dhe nuk është e lehtë që ky propozim ti imponohet edhe vendeve të treta dhe mund të ketë rezolutë të OKB-së që do të përkrahet që më pas ti rekomandohet vendeve anëtare për përdorim të plotë.

Ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic gjatë vizitës së tij në Athinë dhe Shkup nuk do të sjellë propozim të ri për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Këtë e bëjnë të ditur burime diplomatike për mediat qeveritare në Shkup dhe nga mediat greke. Sipas mediave greke, propozimi i fundit Republika e Epërme e Maqedonisë i shpalosur në prill tek palët negociatore greke dhe maqedonase nga ana e ndërmjetësit Nimic nuk është i pranueshëm për Greqinë. Gazeta “To Vima” shkruan se propozimi i fundit Republika e Epërme e Maqedonisë është refuzuar nga pala greke, dhe kjo është e qartë se Athina nuk pranon që propozimi i emrit të përmbajë emërtim gjeografik të emrit Maqedoni.

“Katimerini” në analizën e saj theksoi se propozimi i Nimic është i vështirë për t`u ‘zier’ por më tej nënvizohet se ai është një bazë e mirë për bisedime.

Problemi i dytë për Athinën është se si do të përdoret propozimi Republika e Epërme e Maqedonisë. “Emri i ri duhet të shkruhet në pasaporta dhe të ketë përdorimin më të gjërë të mundshëm, dhe nuk është e lehtë që ky propozim ti imponohet edhe vendeve të treta dhe mund të ketë rezolutë të OKB-së që do të përkrahet që më pas ti rekomandohet vendeve anëtare për përdorim të plotë.

Nimic të hënën mbërrin në Athinë, ndërsa më pas do të vijoj në Shkup deri më 11 shtator, kur përfundon agjenda e tij. Siç mësohet ai në tryezën e bisedimeve do të shtrojë propozimin e fundit dhe një plan me argumente të reja për të përafruar qëndrimet e palëve negociatore.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *