Home / Lajme / Maqedoni / Ribalansi i buxhetit përplas PDSH dhe BDI-në (VIDEO)

Ribalansi i buxhetit përplas PDSH dhe BDI-në (VIDEO)

Tetovë, 30 Shtator – Seanca e katër e këshillit komunal të Tetovës është zhvilluar me një debat në mes të këshilltarëve të Partisë Demokratike Shqiptare dhe këshilltarëve të cilët përbëjnë shumicë në këshillin komunal të Tetovës VMRO-së dhe BDI-së.

Ndryshimi i renditjes së pikave të rendit të ditës ka qenë arsye e këtij debati , ku me propozim të këshilltarëve të VMRO-së pika e dytë e rendit të ditës që ishte ribalansi i buxhetit të komunës është vendosur si pikë e nëntë e nëntë e rendit të ditës, ndërsa propozim vendimin për ekskurzion të nxënësve të shkollës fillore është vendosur si pikë e dytë. Kjo ka irrituar koordinatorin e PDSH-së në këshillin komunal Durim Luma duke akuzuar këshilltarët e shumicës me këtë ndryshim i ikin përgjegjësisisë..“Me këtë tentohet që të iket nga përgjegjësia, kur dihet se me fillimin e seancës në këshill ka edhe mediume por edhe përfaqësues të shkollave dhe në këtë mënyrë si pikë të dytë të rendit të ditës nxierret një pikë e cila nuk ka më shumë rëndësi se pika ku debatohet ëpr rebalansin e buxhetit. Kjo është bërë sipas mendimit tim vetëm për të ikur transparencës”, tha Luma. Ai poashtu akuzoi administratën se kërkesa e shkollës fillore Kikish është sjellur vetëm në gjuhën Maqedonase Këto pretendime të këshilltarit të PDSH-së, Durim Luma i ka hedhur poshtë kryetari i këshillit Hisen Xhemaili duke thënë se sërish do të bisedohet për ribalansin e buxhetit, ndërsa sjelljen e materialit në gjuhën maqedonase të shkollës Kikish e ka pranuar si lëshim dhe theksoi se në të ardhmen mos të ndidh e njejta gjë. “Seanca e katër e këshillit komunal është zhvilluar në mënyrë transparente duke u koordinuar të gjithë grupet e këshilltarëve. Për ankesën e këshilltarit Durim Luma, mendoj se nuk mban sepse prap se prap kjo pikë e rendit të ditës do të diskutohet në mënyrë të hapur si të gjithë pikat tjera”, tha Xhemaili. . Megjithatë kjo pikë e rendit të ditës për shkak të pauzave dhe kohës së stërzgjatur është anuluar për në seancën e radhës. Ndryshe, rebalansi i buxhetit të komunës së Tetovës bëhet për shkak të ridestinimit të mjeteve për rrogat e administratës dhe puntorëve të tjerë që janë nën ingerencë të komunës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *