Home / Lajme / Maqedoni / Ristovski: Prindërit nuk kanë për obligim të blejnë fletore pune

Ristovski: Prindërit nuk kanë për obligim të blejnë fletore pune

12 shtator-“Nuk i ndalojmë fletoret e punës dhe materialet shtesë në kuadër të sistemit arsimor. Ajo është e drejtë individuale e çdo prindi, Çdo prind mund të përcaktojë nëse do të furnizojë material shtesë për nevojë shtëpiake të fëmijës së tij”, tha Ristovski.

Në Republikën e Maqedonisë pesë vite po zbatohet sistemi i librave falas. Ligji për libra qartë definon çka është e përdorurueshme si libër dhe si material mësimor. Asnjëherë fletoret e punës nuk kanë qenë të parapara. Materialet e punës aspak nuk janë element i obligueshëm në sistemin mësimor dhe prindërit nuk kanë për obligim t’i blejnë.

Këtë sot e potencoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski, pas prezantimit të metodologjisë dhe kritereve për radhitjen e universiteteve dhe institucioneve të arsimit të lartë në përbërje të universiteteve në Republikën e Maqedonisë.

“Ky ka qenë vetëm një biznes i vogël të cilin, unë si ministër do të mundohem t’i jap fund. Nuk do të lejoj që për biznes interesa të imëta të vuajnë fëmijët dhe familjet e tyre nga aspekti financiar”, tha Ristovski.

Ministri Ristovski sqaroi se nuk guxon asnjë mësimdhënës ose drejtor t’i obligojë prindërit të blejnë material shtesë mësimor, veçanërisht jo nga autorë konkretisht të njohur.

“Nuk i ndalojmë fletoret e punës dhe materialet shtesë në kuadër të sistemit arsimor. Ajo është e drejtë individuale e çdo prindi, Çdo prind mund të përcaktojë nëse do të furnizojë material shtesë për nevojë shtëpiake të fëmijës së tij”, tha Ristovski.

Paralajmëroi se do të ketë kontrolle për keqpërdorimet që ndodhin në shkollat, gjegjësisht udhëzimin e qëllimshëm të prindërve që të furnizojnë materiale konkrete shtesë për punë, nga botues të përcaktuar, me përshkrim në kopertinë.

Ai theksoi se mësimdhënësit duhet të bashkëngjiten deri te ajo që është përcaktim ligjor dhe është konfirmuar nga Ministria dhe Byroja për zhvillim të arsimit se është i thjeshtë materiali relevant mësimor nga i cili fëmija mëson.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *