Home / Lajme / Maqedoni / Rrëzohet aeroplani sportive në afërsi të Shkupit

Rrëzohet aeroplani sportive në afërsi të Shkupit

22 Shtator…Një aeroplan sportive i tipit “Cesna 172” sot u rrëzua në Aeroportin sportiv Stenkovec në afërsi të Shkupit.

Siç bëhet e ditur katër udhëtarë që po fluturonin, njëri prej të cilëve piloti janë plagosur rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

Nga Klinika e Shkupit kanë bërë të ditur se dy prej tyre kanë marrë lëndime më të rënda.

Me këtë aeroplan të huazuar po udhëtonin tre shtetas izraelit dhe një shtetas gjerman, të cilët nga Izraeli kishin nisur një tur ballkanik.

Burime policore kanë bërë të ditur se piloti i aeroplanit gabimisht kishte vlerësuar lartësinë për të ateruar dhe se me pjesën e përparme ka goditur pistën. Aeroplani plotësisht është shkatërruar. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *