Home / Lajme / Maqedoni / Sanohet defekti i madh në rrjetin e ujësjellësit në Gostivar

Sanohet defekti i madh në rrjetin e ujësjellësit në Gostivar

9 shtator-Siç kumton Shërbimi për informim i komunës së Gostivarit, ekipi teknik i NP “Komunalec” në kohë bëri përgatitjet për sanimin e defektit, por për shkak te rrjetit tejet të amortizuar dhe gypave të vjetra që përdoren në ujësjellësin e Gostivarit, ishte tejet e vështirë të gjenden pjesë në fabrikat dhe shitoret për gypa dhe pjesë tjera për ujësjellës dhe kanalizime.

Sanohet defekti në linjën kryesore të ujësjellësit të Gostivarit në brendi të fshatit Raven, si pasojë e të cilit pjesa më e madhe e qytetit të Gostivarit dhe disa fshatrave, prej rreth orës 18:00 të ditës së djeshme, e deri në ora 04:30 të mëngjesit të sotëm, mbetën pa ujë.

Siç kumton Shërbimi për informim i komunës së Gostivarit, ekipi teknik i NP “Komunalec” në kohë bëri përgatitjet për sanimin e defektit, por për shkak te rrjetit tejet të amortizuar dhe gypave të vjetra që përdoren në ujësjellësin e Gostivarit, ishte tejet e vështirë të gjenden pjesë në fabrikat dhe shitoret për gypa dhe pjesë tjera për ujësjellës dhe kanalizime.

Falë angazhimit të kryetarit të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe drejtorit të NP “Komunalec”, Memedali Xhaferi, zgjidhja u gjet në ndërmarrjen publike “Ujësjellësi” – Shkup, për shkak se pjesë të tilla rrallë mund të gjenden në vendin tonë, sepse profilin e gypave F 500, e përdor vetëm qyteti i Gostivarit.

Nga NP “Komunalec” i njoftojnë qytetarët e Gostivarit se edhe pse është lëshuar uji, nëpër shtëpi akoma nuk vjen me shtypje të duhur, për shkak se po të lëshohet e gjithë shtypja përnjëherë, atëherë mund të vijë deri në defekte të reja. Drejtori Memedali Xhaferi kërkon mirëkuptim nga banorët e Gostivarit të cilët për disa orë mbetën pa ujë dhe të cilët akoma nuk marrin ujë me sasi të mjaftueshme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *