Home / Sport / Seria A, Napoli gjunjëzon Milanin

Seria A, Napoli gjunjëzon Milanin

Në provën e parë të madhe, skuadra e Benitez fiton brenda në “San Siro” ndaj Milanit, duke i dhënë një shuplakë të rëndë kampionatit të kuqezinjve.

Nëse deri dje keni dyshuar, tani duhet të rimendoheni, pasi ky Napoli është për titull. Në provën e parë të madhe, skuadra e Benitez fiton brenda në “San Siro” ndaj Milanit, duke i dhënë një shuplakë të rëndë kampionatit të kuqezinjve, e bëjnë nëpëmrjet Gonzalo Higuain, që sigurisht nuk është Maradona, por aty përpara ama di si të dërgojë topin në rrjetë, dhe madje jo vetëm kujtimet e El Pibe de or por dhe ato të Cavanit duken të largëta për tifozët e të kaltërve, që një ditë me shumë mundësi do të krenohen se kanë parë në aksion Pepitën. Higuain realizon një gol me shumë klas, ndërsa në histori futet gjithashtu dhe Pepe Reina, jo se pret një 11-metërsh, por sepse ja pret atë Marion Balotelit, që në karrierën e tij nuk kishte gabuar asnjëherë më parë një penallti. Dhe kur dhe lojtari kryesor nuk funksionon atëherë humbja është mëse e logjikshme, sidomos kur ke përballë skuadrën kryesuese të kampionatit. Napoli e paraqiti kartvizitën e kryesueses që në minutën e 6-të, kur Britos nga dy metra devijoi saktë topin për në portë.

Fillimi i mbarë gjysma punës, dhe për Napolin gjërat bëhen më të thjeshta, ndërkohë që Milani e nxjerr kokën pas cerekorëshit të parë, por si Birsa, si Baloteli gjithashtu dhe Matri e kanë të vështirë të konkretizojnë. Atë që nuk bëjnë lojtarët e Milanit, e bën Higuain në minutën e 53-të, që i befason të gjithë duke depozituar sërish topin pas shpatullave të Christian Abiattit, i cili tregon se është një prej pikëve të dobta të këtij Milani. Ashtu si një javë më parë në Torino, Milani mund të futet sërish në ndeshje nëpërmjet një 11-metërshi, por këtë herë magjia e Balotelit fiket në duart e Reinas, ndërsa disa minuta më pas është shtylla që i mohon golin. Higuain del ndërkohë mes ovacionesh në të 78-tën, ndërsa Milani mund te gëzohet se Balotelli e gjen golin në shtesë por është shumë vonë, Napoli fiton 2-1 dhe ngjitet bashkë me Romën në krye të Serisë A me pikë të plota pas 4 javëve të para.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *