Home / Sport / Shaqiri dy asiste golash në fitoren kundër Hanover-it

Shaqiri dy asiste golash në fitoren kundër Hanover-it

Ashtu si në golin e parë, edhe në golin e tretë, Xherdan Shaqiri dha kontributin e tij. Sërish Shaqiri ishte asistuesi ndërsa golin e realizoi Thomas Muller (64’).

Bayern Munichu ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Hanoverit në Allianz Arena duke u kualifikuar në raundin e tretë të DFB Pokal. Të partë shënua vendasit (17′) ndërsa autor ishte Thomas Muller, i cili shfrytëzoi për mrekulli harkimin e Xherdan Shaqirit. Dhjetë minuta më vonë (27′), Claudio Pizarro dyfishoi epërsinë ndërsa pas dhjetë minutash tjera (37′) u shënua edhe goli i tretë i takimit, këtë herë për mysafirët realizoi Didier Ya Konan.
Ashtu si në golin e parë, edhe në golin e tretë, Xherdan Shaqiri dha kontributin e tij. Sërish Shaqiri ishte asistuesi ndërsa golin e realizoi Thomas Muller (64’). Golin e katërt për Bayernin e shënoi Franck Ribery (78’).

Përveç Bayern Munichut, në raundin e tretë është kualifikuar edhe Eintracht Frankfurti pas fitores kundër Bochumit, Kaiserslauterni që eliminoi Hertha Berlinin dh Schalke që eliminoi Darmstadtin.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *