Home / Lajme / Maqedoni / Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Veljanovki në pranga për ‘spiunazh’

Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Veljanovki në pranga për ‘spiunazh’

16 shtator-Portalet Pres 24, Sitel dhe Nova TV pohojnë se regjisori dhe producenti Boris Damovski, autor i stripit të famshëm “Ednooki”, si dhe Marjan Maxhovski, shefi i Kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski janë të arrestuarit gjatë një aksioni të ndërmarrë policor në mëngjesin e sotëm.

Ish Drejtori i Agjencisë kundër larjes së parave Vane Cvetanov, gjenerali Goran Stojkov dhe Ace Dinevski ish funksionar nga Agjencia për kundërzbulim janë në mesin e të arrestuarve në gjatë aksionit të sotëm policor, lajmëron Nova Tv.

Sipas informatave jozyrtare, pesëmbëdhjetë të arrestuarit do të përgjigjen për disa vepra penale mes të cilave spiunim dhe lidhje kriminale.

Mëngjesi e sotëm në Maqedoni, e ka “trondiotur” opinionin vendas. Ngase, janë arrestuar pesëmbëshjetë persona nën akuzën “për spiunim, dhe shoqërime kriminale”, kanë njoftuar burime policore për mediat maqedonase.

Portalet Pres 24, Sitel dhe Nova TV pohojnë se regjisori dhe producenti Boris Damovski, autor i stripit të famshëm “Ednooki”, si dhe Marjan Maxhovski, shefi i Kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski janë të arrestuarit gjatë një aksioni të ndërmarrë policor në mëngjesin e sotëm.

Portalet proqeveritare kanë dhënë këtë lajm sensacional se të dy janë arrestuar për spiunim dhe shoqërim kriminel, ndërsa së bashku me të dytë janë arrestuar edhe 13 persona të tjerë.

Sipas disa informatave ndër të arrestuarit është edhe një shqiptar punonjës i Agjencionit për Zbulim.

Ende nuk ka informata më konkrete lidhur me veprën për të cilën ata akuzohen. Më tepër detaje policia paralajmëron gjatë ditës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *