Home / Sport / Shkëndija deklasoi Vardarin

Shkëndija deklasoi Vardarin

Shkëndija që në fillim të ndeshjes paralajmëroi se do të “shkelë” shkupjanët, të cilëve u shënuan gol që në minutën e 4-të përmes Jasir Selmanit, ndërsa dy golat tjerë i realizuan Nexhipi dhe Nuhiu.

Kjo është fytyra e vërtetë e djemve kuqezinj nga Tetova, të cilët në ndeshjen kundër Vardarit treguan se dalë ngadalë po kthehen në formë dhe se shumë shpejtë do të jenë në pjesën e sipërme të tabelës. Ekipet e mëdha si zakonisht kualitetin e tregojnë në derbi duelet, ndërsa kundërshtar më i mirë se Vardari si ish kampion, vështirë se gjendet.
Shkëndija që në fillim të ndeshjes paralajmëroi se do të “shkelë” shkupjanët, të cilëve u shënuan gol që në minutën e 4-të përmes Jasir Selmanit, ndërsa vetëm 5 minuta më vonë, “maestro” Nderim Nexhipi me një super gol rriti avantazhin në 2:0.

Me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim të merituar, ndërsa në pjesën e dytë me disa raste të një pas njëshme, Shkëndija paralajmëroi suksesin e sigurt, kur shkupjani tjetër Ardian Nuhiu shënoi gol në minutën e 57-të. Ndeshja mori kahje tjetër kur në minutën e 72-të me karton të kuq u ndëshkua Ardian Cuculi, e që më pas epërsinë e një lojtari e shfrytëzuan mysafirët për të zbutur disfatën në 3:1, kur në minutën e 89-të, Ademoviq shënoi gol.

Në ndeshjet tjera Renova ka marrë një barazim shumë me vlerë ndaj liderit Bregallnica duke vazhduar me paraqitje të mira, ndërsa te Gostivari po thellohet kriza dhe edhe pa trajnerin boshnjak, ka humbur në shtëpi të saj, nga Makedonija Gj.P me rezultat 1:-0. Metalurgu ka mundur Euromilkun me rezultat 2:1, Napredoku dhe Pelisteri barazuan me shifrat 2:2, ndërsa dje Rabotniçki mundi Turnovën me rezultat 5:3.
Në tabelë kryeson Bregallnica me 15 pikë, nga dy më pak kanë Rabotniçki, Renova dhe Pelisteri që kanë grumbulluar nga 13, pason në pozitën e 5-të Metalurgu me 12 po as sa ka dhe Vardari i 6-ti, ndërsa në pozitën e 7 me 11 pikë është Turnova. Shkëndija me 10 pikë është e 8-ta, pasojnë 9-të Makedonija Gj.P, 10-të Euromilk, 11 Napredoku dhe me vetëm 5 pikë Gostivari i fundit në pozitën e 12-të.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *