Home / Sport / Shkëndija ‘determinohet’ për fitore

Shkëndija ‘determinohet’ për fitore

“Për momentin na intereson vetëm Pelisteri dhe asgjë tjetër. Kemi punuar mirë në këtë pauzë të kampionatit, jemi të kënaqur nga forma që kemi treguar në ndeshjet kontrolluese, ndërsa fakti që Nexhipi fiton të drejtën për të luajtur na bën më optimistë pasi tani më jemi të kompletuar. Në Manastir na pret ndeshje e vështirë. Pelisteri ka skuadër cilësore dhe ne i respektojmë ata. Do kenë ndihmë nga publiku vendas, miëpo kjo nuk ndryshon ambiciet tona për rezultat pozitiv. Ne do luajmë maksimalisht të koncentruar në kërkim të tre pikëve”, deklaroi mbrojtësi i majtë i Shkëndijës, Ardian Cuculi.

Pauza në kampionatin elitar vendor për shkak të ndeshjeve kualifikuese për botërorin ‘Brazil 2014’ duket se i ka konvenuar më së shumti Shkëndijës së Tetovës. Tetovarët kanë shfrytëzuar maksimalisht këto dy javë, duke punuar në përgatitjen fizike të ekipit, që kishte mungesa në këtë drejtim si pasojë e ngjarjeve të njohura në skuadër. E ndërkohë përveç përgatitjes fizike dhe asaj tekniko takitike, stafi teknik insistoi dhe arriti që ekipin ta kontrollojë në dy ndeshje miqësore. Shkëndija mundi në Ohër 4:3 Partizanin e Tiranës, ndërsa të martën në Çair fitoi 1:0 KF Shkupin. Përveç fitoreve që natyrisht se ndikojnë në ngritjen e moralit në skuadër, duket se stafi teknik do jetë i kënaqur me ngritjen e nivelit të lojës së skuadrës ‘kuqezi’. “Patjetër se jam i kënaqur me atë që kemi punuar në këtë pauzë dyjavore të kampionatit. Mendoj se ekipi ka ngritur nivelin e përgatitjes fizike, ndërsa jam i kënaqur edhe nga mënyra se si kemi luajtur në ndeshjet kontrolluese. Normal ka vend për përmirësim dhe ne do tentojmë të bëjmë këtë në të ardhmen”, deklaroi shefi i stafit teknik të KF Shkëndija, Gjore Jovanovski. Ekipin tetovar në javët në vijim e presin disa ndeshje të rëndësishme në kampionat dhe Kupë kur përballen me Pelisterin, Makedonija Gj.P. dhe më pas edhe me Vardarin. Mirëpo ‘kuqezinjtë’ nuk preokupohen me orarin e vështirë, duke marë qetë një nga një secilën ndeshje që pason. “Për momentin na intereson vetëm Pelisteri dhe asgjë tjetër. Kemi punuar mirë në këtë pauzë të kampionatit, jemi të kënaqur nga forma që kemi treguar në ndeshjet kontrolluese, ndërsa fakti që Nexhipi fiton të drejtën për të luajtur na bën më optimistë pasi tani më jemi të kompletuar. Në Manastir na pret ndeshje e vështirë. Pelisteri ka skuadër cilësore dhe ne i respektojmë ata. Do kenë ndihmë nga publiku vendas, miëpo kjo nuk ndryshon ambiciet tona për rezultat pozitiv. Ne do luajmë maksimalisht të koncentruar në kërkim të tre pikëve”, deklaroi mbrojtësi i majtë i Shkëndijës, Ardian Cuculi. Shkëndija të dielën përballet me Pelisterin në Manastir, ndërsa për momentin në dyshim për të luajtur është vetëm Ardian Nuhiu.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *