Home / Sport / Shkëndija dhe Renova kërkojnë konfirmim (VIDEO)

Shkëndija dhe Renova kërkojnë konfirmim (VIDEO)

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, në të cilat skuadrat tetovare Shkëndija dhe Renova kërkojnë të konfirmojnë kualifikimin në raundin e rradhës.

Shkëndija pas fitores 2:0 në Tetovë, me epërsi të kënaqshme udhëton drejt Shkupit për ndeshjen e kthimit me Makedonija Gj.P.. ‘Kuqezinjtë’ janë në atmosferë të pozitive, pasi në fundjave deklasuan Vardarin dhe tani me optimizëm kërkojnë të konfirmojnë kualifikimin në çerekfinale. Trajneri Jovanovski nuk do mund të llogarisë vetëm në shërbimet e mbrojtësit të majtë Cuculit si dhe mesfushorit të lënduar Bunjamin Shabanit. Futbollistët tjerë janë të gatshëm për lojë dhe pritet që ata që do marrin shansin për të luajtur të japin më të mirën nga vetja e tyre, në kërkimin për të eliminuar Makedonija Gj.P., por edhe për të vazhduar serinë e paraqitjeve pozitive. Takimi Makedonija Gj.P. – Shkëndija luhet të mërkurën në stadiumin në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, me fillim në orën 15:30. Ndërkohë Renova në Tetovë pret Teteksin. Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave e zhvilluar në Shkup u mbyll me barazimin 2:2, ndërsa tani xhepçishtasit janë të bindur në fitore dhe avansim të mëtejshëm në Kupën e Maqedonisë. Në barazimin 2:2 figura qendrore e ndeshjes ishte mesfushori Izair Emini që shënoi tre gola, dy në rrjetë të Teteksit dhe një në rrjetë të gabuar. “Unë jam shumë i bindur se ne do të kalojmë më tej në Kupën e Maqedonisë. Në ndeshjen e parë përkundër barazimit, u pa se kualiteti është në anën tonë, pasi ne luajtëm edhe me një futbollist më pak në fushë. Bile mendoj se ndoshta stafi teknik do të pushojë futbollistë të caktuar. Personalisht ndjej pak lodhje nga orari i stërngarkuar, pasi kam zhvilluar secilën lojë nga 90-të minuta, por normal se trajneri do vendos nëse do luaj apo jo dhe nëse do jem në lojë, si çdo herë do jap më të mirën nga vetja ime. Si do që të jetë dhe kush do që të luaj, duhet të japim maksimumin për të marë rezultatin i cili do na çojë në çerekfinale, për çka unë jam shumë i bindur”, deklaroi futbollisti më i mirë i Renovës në këtë sezon dhe momentalisht golashënuesi numër një në kampionat, Izair Emini. Takimi Renova-Teteksi zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:30. Gostivari pa kurfarë gjase udhëton drejt Kërçovës në takimin me Napredokun. Humbja 3:0 në teren vendas në ndeshjen e parë thuajse eliminon Gostivarin, që në takimin e kthimit do luajë për të ruajtur nderin. Drita në Bogovinë shpreson që të kompensojë humbjen 1:0 nga Sileksi në ndeshjen e parë. Derbi i madh ndërmjet Vardarit dhe Metalurgut luhet të Ohër, për shkak të renovimit të terenit të stadiumit ‘Filipi i Dytë’. Metalurgu ka epërsi 1:0 nga ndeshja e parë. Në takimet tjera Novaci me tre gola disavantazh pret Rabotniçkin, Bregallnica me një gol negativë pret Horizontin, ndërsa Miravci shpreson që të kompensojë humbjen 2:0 nga Pelisteri. Të gjitha takimet fillojnë në orën 15:30.

Ndeshjet e kthimit të 1/8 së Kupës:

Makedonija Gj.P.-Shkëndija (0:2)

Renova-Teteksi (2:2)

Napredoku-Gostivari (3:0)

Drita-Sileksi (0:1)

Vardari-Metalurgu (0:1)

Novaci-Rabotniçki (0:3)

Bregallnica-Horizonti (0:1)

Miravci-Pelisteri (0:2).

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *