Home / Lajme / Maqedoni / Shkolla e re nuk ndërtohet fëmijët mësojnë në baraka

Shkolla e re nuk ndërtohet fëmijët mësojnë në baraka

3 shtator-Kemi menduar që të organizojmë edhe transport për fëmijët por e njejta gjë do të ishte ngarkesë dhe maltretim për fëmijët.Kurse objekti ekzistues çdo ditë rrezikon fëmijët, sidomos instalimi i rrymës elektrike i cili është shumë i vjetëruar. Poashtu toaletët janë jashtë objektit të shkollës të cilët janë në gjendje të mjerueshm. Jemi munduar të bëjmë sanimin dhe rregullimin e tyre që fëmijët të kenë kushte elementare për mësim”, tha Enver Pajaziti, kryetar i komunës së Bërvenicës

Pasi që dy vite pas fillimit të punimeve për ndërtimin e shkollës së re në fshatin Çellopek të komunës së Bërvenicës të njejtat nuk kanë përfunduar nxënësit e këtij fshati edhe këtë vit shkollor do të mësojnë në kushte mizore. Objekti I vjetër I shkollës fillore 7 Mars të fshatit Çellopek është ndërtuar në vitet e 70-ta dhe që prej atëherë e kësaj dite pothuajse asnjëherë nuk janë bërë renovime. Baraka prej druri ku mësojnë 180 nxënës të fshatit Çellopek nuk ofron asnjë kusht për vijimin normal të procesit mësimor madje disa vite më parë Inspektoriati shtetëror i Arsimit ka ndaluar që në këtë objekt të mësohet. Por edhe përskaj kësaj, të hënën (sot) mësimi do të fillojë ngase nxënësit nuk kanë se ku të mësojnë vend tjetër. Shkolla tjetër gjendet larg kurse organizimi i transportit për fëmijët e vegjël do të ishte maltretim shtesë. Kryetari i komunës së Bërvenicës bashkërisht me disa firma lokale ka iniciuar që disa mësonjtore të kësaj shkolle të lyhen dhe të krijohen kushte minimale për mësim që nxënësit të fillojnë mësimin. Ai shprehet se për këtë situatë janë të njohur të gjithë, madje edhe qeveria edhe ministria e Arsimit. “Për gjendjen e kësaj shkolle janë të njohtuar të gjitha instancat më të larta të shtetit, qeveria poashtu edhe ministria e arsimit dhe shkencës. Kemi bërë kërkesa të njëpasnjëshme por përveç premtimeve nuk është bërë asgjë konkrete. Shkolla daton që nga viti 1975 dhe e njejta plotëson asnjë kriter për zhvillimin normal të procesit edukativo-arsimor. Kemi menduar që të organizojmë edhe transport për fëmijët por e njejta gjë do të ishte ngarkesë dhe maltretim për fëmijët.Kurse objekti ekzistues çdo ditë rrezikon fëmijët, sidomos instalimi i rrymës elektrike i cili është shumë i vjetëruar. Poashtu toaletët janë jashtë objektit të shkollës të cilët janë në gjendje të mjerueshm. Jemi munduar të bëjmë sanimin dhe rregullimin e tyre që fëmijët të kenë kushte elementare për mësim”, tha Enver Pajaziti, kryetar i komunës së Bërvenicës. Në oborrin e shkollës së vjetër, para dy vitesh u vendos gurrëthemeli për ndërtimin e shkollës së re, hap ky që u prit me entuziazëm nga ana e prindërve dhe autoriteteve të kësaj komune, por pas ndërtimit të katit të parë, punimet u ndërprenë. “Kjo shkollë duhej të ndërtohej me mjete të Ministrisë së Ekologjisë të Italisë dhe mjete të Ministrisë së Ekologjisë së Maqedonisë, kurse kriza ekonomike detyroi Italinë që të tërheq mjetet, ndërsa institucionet vendore nuk gjetën mënyra dhe forma që të përfundojnë këtë projekt. Jemi në pritje që të marrim një pëlqim dhe të inkorporohet në ndojë konstruksion financiar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ose ndonjë institucion tjetër qeveritar, dhe shpresoj se brenda këtij viti kalendarik shkolla e Çellopekut, të paktën në fazën e parë do të përfundojë.Tashmë objekti është ngritur deri në kat të parë dhe kemi frikë se fëmijët mund të ngjiten dhe lëndohen pasi që nuk janë vendosur murret përreth dhe objekti është i hapur”, tha kreu i komunës së bërvenicës Enver Pajaziti.Sipas projektit bazë kur filloi të ndërtohet objekti, kjo shkollë duhej të kishte tri kate, bodrum, katin përdhes dhe katin e parë me një hapësirë të përgjithshme prej 1300 metra katrorë, ndërsa ishin paraparë 4 milon e 100 mijë denarë dhe një donacion italian me vlerë prej 75 mijë euro. Gjatë vendosjes së gurrëthemelit të kësaj shkolle u nënvizua se kjo shkollë është e para e cila do të ndërtohet me sistem efikas energjetik në Maqedoni, por kriza ekonomike botërore e cila nuk anashkaloi as Italinë ka bërë që kjo shkollë të mos përfundohet. Përndryshe gurrëthemeli për ndërtimin e kësaj shkolle u hodh më 3 korrik të vitit 2011.Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *