Home / Lajme / Maqedoni / Shkup:Vazhdoi procesi ‘Monstra’

Shkup:Vazhdoi procesi ‘Monstra’

4 shtator-Në seancë gjithashtu u shqyrtua si dëshmi edhe njoftimi që gjykata ka pranuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë për ekstradimin e të akuzuarëve kryesor për vrasjen, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të cilët po vuajnë burgun në Kosovë, për shkak të posedimit të paligjshëm të armëve.

Në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar sot procesi gjyqësor për “Monstra” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Në seancën e sotme është dëgjuar nëna e njërit nga të akuzuarit Rami Sejdini, por kryesisht pyetjet ndaj saj kanë qenë rreth lidhjeve të tyre familjare dhe aspak me procesin që ngarkon djalin e saj. Sejdini akuzohet sipas prokurorisë se ka qenë logjistikë mbështetëse për realizimin e vrasjes së pesëfishtë.

Vrasja e pesëfishtë në Smilkovc në periferi të Shkupit ndodhë më 12 prill 2012. Lidhur me këtë vrasje të maqedonasve janë të akuzuar Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdini, Hazi Haziri, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq. Dy të fundit janë të arrestuar kohë më parë në Prishtinë dhe pritet ekstradimi i tyre në Maqedoni.

Pala mbrojtëse ka hedhur poshtë akuzën e ngritur duke theksuar se procesi ndaj tyre është i montuar dhe se nuk bëhet fjalë se këta të akuzuar kanë kryer vrasjen. Mbrojtja ka nxjerrë shumë fakte dhe dëshmi duke hedhur poshtë pretendimet e palës së akuzës.

Një problem i ngritur në seancën e sotme ka qenë se në qelinë ku është i akuzuari Fejzi Aziri është gjetur një telefon celular dhe se për këtë gjykata ka dhënë urdhër për hetime plotësuese në burgun hetues. Por, Aziri ka theksuar se celulari nuk ka qenë i tij, por i cimerit të dhomës së burgut. Avokati mbrojtës, Naser Raufi ka dalur në mbrojtje të klientit të tij, duke mohuar se telefoni është përdorur nga Fejzi Aziri. Ai ka thënë se këshilli gjyqësor reagon vetëm kur të akuzuarit sillen kundër rregullave, ndërsa nuk reagon lidhur me ankesat e të paraburgosurëve se gjatë transportit të tyre i shtrëngohen duart me pranga.

Në seancë gjithashtu u shqyrtua si dëshmi edhe njoftimi që gjykata ka pranuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë për ekstradimin e të akuzuarëve kryesor për vrasjen, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të cilët po vuajnë burgun në Kosovë, për shkak të posedimit të paligjshëm të armëve.

Sot nuk është shqyrtuar aspak rastin i të arrestuarit të fundit Sami Luta, 27 vjeçar, i cili gjithashtu akuzohet si logjistikë dhe roje në ditën kritike të vrasjes. Ai u arrestua më 28 gusht në pikën kufitare Bllacë gjatë daljes së tij për në Kosovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *