Home / Lajme / Maqedoni / Shpërthim në Gostivar, nuk ka të lënduar

Shpërthim në Gostivar, nuk ka të lënduar

Gostivar, 19 Shtator – Një shpërthim i fortë i shqetësoi banorët në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar pasi që një person i panjohur, sot në mëngjes, ka hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë me numër 43, pronësi i F.Z (64). Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por është shkaktuar dëm material.

Sipas SPB Tetovë, mjeti shpërthyes, respektivisht granata e dorës kashikara u aktivizua dhjetë minuta para orës 3. Pas ekspertizës së kryer nga ana e ekipt të krim teknikës, u konfirmua dëmtim i automjetit të markës “tofash”, objekti i cili është përdorur si garazh, fasada e shtëpisë dhe dera e hyrjes.

Pronari dhe i biri pas denoncimit të ngjarjes deklaruan se janë të befasuar, sepse nuk kanë pasur probleme apo kërcënime. Dëmi i shkaktuar vlerësohet rreth 200 mijë denarë. Polica punon në zbardhjen e rastit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *