Home / Lajme / Rajon / Shqipëri, në çdo tre ditë vritet një person

Shqipëri, në çdo tre ditë vritet një person

2 shtator-Prioritet i krimit gjatë vitit 2012 kanë qënë edhe vjedhjet e banesave dhe bizneseve,ku në çdo 7 orë vidhet një banesë dhe çdo 8 orë një biznes. Nga e gjithë kjo gamë krimesh të ndodhura policia e shtetit arrin të zbulojë vetëm 55% të tyre,ndërsa pjesa tjeter e tyre ka mbetur pa autor ose në kërkim të tyre.

Një person vritet në çdo tre ditë në Shqipëri dhe në çdo 90 minuta regjistrohet një vjedhje.

Nëqoftë se e vendosni të lëni makinën diku, sigurohuni që mos të jetë më shumë se 13 orë, pasi kjo është koha mesatare që vidhet një makinë në Shqipëri. Këto janë shifrat që ofrohen nga studimi i institutit për demokraci dhe ndërmjetësim me burimi për këto statistika të policisë së shtetit.

Në këtë raport analizohen tendencat e krimit gjatë vitit 2012, ku krimet janë kategorizuar sipas të dhënave nga policia e shtetit për veprat penale të regjistruara.

Raporti është tejet interesant ku nga ai mund të veçohen edhe shume tendenca të tjera interesante të krimit në vend.

Kështu në çdo 24 orë ndodh një krim kundër jetës,ndërsa vrasje të mbetura në tentative regjistrohet një në çdo 36 orë. Për armëbajtje pa leje ndalohet një person në çdo 8 orë e gjysëm, ndërsa plagosje të lehta regjistrohen në çdo 6 orë.

Prioritet i krimit gjatë vitit 2012 kanë qënë edhe vjedhjet e banesave dhe bizneseve,ku në çdo 7 orë vidhet një banesë dhe çdo 8 orë një biznes. Nga e gjithë kjo gamë krimesh të ndodhura policia e shtetit arrin të zbulojë vetëm 55% të tyre,ndërsa pjesa tjeter e tyre ka mbetur pa autor ose në kërkim të tyre.

Synimi i këtij studimi kryer nga IDM është të sensibilizojë publikun, institucionet shtetërore, opinion-bërësit dhe aktorët vendim-marrës mbi gjendjen e sigurisë publike në vend si dhe të nxisë përmirësimin e politikave dhe masave institucionale në përgjigje të ritmeve alarmante të kriminalitetit. (INA)

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *