Home / Lajme / Rajon / Shqipëri, sot nis punimet Parlamenti i ri, Meta kryeparlamentar

Shqipëri, sot nis punimet Parlamenti i ri, Meta kryeparlamentar

9 shtator-Më pas, do të ngrihet Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve të anëtarëve të Kuvendit të ri. Ky Komision, pasi shqyrton dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve, në seancë plenare raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve. Dhe pas verifikimit të mandateve pritet të bëhet betimi I deputetëve.

Kuvendi hap zyrtarisht sot punimet e Legjislaturës së 8-të parlamentare. Punimet e Kuvendit do t’i hapë deputeti i PS, Namik Dokle pasi kryeministri Berisha refuzoi duke argumentuar se nuk mund të drejtojë punimet e një Kuvendi, mazhoranca e të cilit erdhi në pushtet me mashtrime globaliste.

Më pas, do të ngrihet Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve të anëtarëve të Kuvendit të ri. Ky Komision, pasi shqyrton dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve, në seancë plenare raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve. Dhe pas verifikimit të mandateve pritet të bëhet betimi I deputetëve.

Ashtu siç dihet bazuar në marrëveshjen PS-LSI, kryetar i Kuvendit do të jetë kreu i LSI-së, Ilir Meta. Në Kuvendin e ri, aleanca e majtë ka 83 deputetë, ndërsa aleanca e djathtë 57 deputetë. Ndër 140 deputetët e kësaj legjislature, 55 ulen për herë të parë. (INA)

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *