Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët në Maqedoni të punojnë më shumë për të drejtat e tyre

Shqiptarët në Maqedoni të punojnë më shumë për të drejtat e tyre

14 Shtator…Ai përgëzoi politikanët shqiptarë të Luginës së Preshevës për dialogun e nisur me Beogradin

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka folur sot për pozitën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë dhe Kosovës. Ai përgëzoi politikanët shqiptarë të Luginës së Preshevës për dialogun e nisur me Beogradin, duke ftuar edhe ata të Maqedonisë që të punojnë më shumë për të drejtat e tyre. Sipas Thaçit 3% e serbëve në Kosovë gëzojnë më shumë të drejta se 35% e shqiptarëve në Maqedoni, dhe liderishipi shqiptarë në Maqedoni duhet të angazhohet për të përmirësuar këtë situatë.

“Është edhe e vërtetë se Kosova u tregua shumë afirmative dhe 3% e serbëve në Kosovë gëzojnë më tepër të drejta se 35% e shqiptarëve në Maqedoni. Por kjo është çështje që vetë lidershipi shqiptarë në Maqedoni duhet ti merr vendimet që u takojnë për të ardhmen integruese të tyre atje dhe për pozitën e tyre” , deklaroi Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *