Home / Sport / Shuhet “Botërori” për Shqipërinë

Shuhet “Botërori” për Shqipërinë

Pavarësisht lojës së dobët, megjithatë, Shqipëria ishte e para që pas vetëm 9-të minutave lojë kaloj në epërsi me një gol të bukur të Valdet Ramës.

Islanda i ka dhënë goditje të fortë ëndrrës shqiptare për një kualifikim të mundshëm në Botërorin “Brazili 2014” pasi që në Reikjavik ka mundur Shqipërinë me rezultat 2:1.

Të përzgjedhurit e Giannit De Biasi kanë zhvilluar njërën ndër ndeshjet më të dobëta në cikël të garave duke zhgënjyer me paraqitje tejet të dobët, megjithëse, është pritur shumë më shumë nga ta, për faktin se kjo ndeshje ishte vendimtare.

Pavarësisht lojës së dobët, megjithatë, Shqipëria ishte e para që pas vetëm 9-të minutave lojë kaloj në epërsi me një gol të bukur të Valdet Ramës. Gëzimi i ekipit shqiptar nuk zgjati më shumë se katër minuta pasi skuadra vendëse përmes Birkir Bjarnason barazuan rezultatin në 1-1, rezultat më të cilën u mbyll pjesa e parë.

Kuqezinjtë e kanë nisur mjaft keq fraksionin e dytë të lojës, pasi nikoqirët pas vetëm dy minutave lojës shënuan golin e avantazhit me anë të Sigthorson (47).

Edhe pas golit të pësuar, ekipi shqiptar assesi nuk ia doli që të gjej lojën e tyre te mirë, në mënyrë që të vjen deri të goli i barazimit. Përfundimisht Shqipëria humb duelin me Islandën me rezultat 2-1. Pas kësaj humbje kuqezinjtë zbresin në pozitën e parafundit në Grupin E me 10 pikë të tubuara, kurse tabelën e kryeson Zvicra me 18 pikë, derisa Islanda pas kësaj fitore renditet e dyta me 13 pikë, një më shumë se Sllovenia, e cila sonte në udhëtim mundi Qipron me rezultat 2-0.

Shqipëria ndeshjen e radhës e luan në fillim të tetorit kundër Zvicrës në Tiranë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *