Home / Lajme / Maqedoni / S`ka argumente për pezullimin e liberalizimit të vizave

S`ka argumente për pezullimin e liberalizimit të vizave

24 shtator-“Çdoherë duhet të punojmë. Mirë është që qytetarët t’i dinë të drejtat, por edhe se cilat janë kufizimet e lirisë dhe lëvizjes. Qeveritë edhe më tutje duhet t’i plotësojnë të gjitha masat të cilat janë të nevojshme. Kur bëhet fjalë për Maqedoninë paralajmëron se rreziku direkt për pezullimin e regjimit të vizave mund të ndodhë sot ose nesër nuk ka, por paralajmëron se nëse keqësohet situata me numrin e azilantëve shumica në Këshill veçmë ekziston”, theksoi evrodeputetja Fajon.

Evrodeputetja sllovene Tanja Fajon deklaroi se nuk ka argument të vërteta për pezullimin e liberalizimit të vizave për Ballkanin.

Ajo këtë e theksoi gjatë seminarit parlamentar që po zhvillohet për dy ditë në Parlamentin e Maqedonisë.

“Në Parlamentin Evropian miratuam një mekanizëm të kompromisit të keq. Do të thotë ekziston rrezik për sjelljen e vizave për një ose më shumë vende të Ballkanit Perëndimor, por ai rrezik ekziston nëse është i lartë numri i azilantëve nga rajoni. Tani për tani argument i vërtetë për vendet anëtare në parim nuk ka”, deklaroi evrodeputetja Fajon, që është anëtare e komitetit për liri civile, të drejta dhe punë të brendshme të Parlamentit Evropian (PE).

Sipas saj, nga vendet e Ballkanit Perëndimor vetëm në Bosnja e Hercegovinë është rritur shumë numri i azilantëve këtë vit, por nga ana tjetër, ajo shtoi se Maqedonia dhe Serbia kanë bërë shumë masa pozitive.

“Çdoherë duhet të punojmë. Mirë është që qytetarët t’i dinë të drejtat, por edhe se cilat janë kufizimet e lirisë dhe lëvizjes. Qeveritë edhe më tutje duhet t’i plotësojnë të gjitha masat të cilat janë të nevojshme. Kur bëhet fjalë për Maqedoninë paralajmëron se rreziku direkt për pezullimin e regjimit të vizave mund të ndodhë sot ose nesër nuk ka, por paralajmëron se nëse keqësohet situata me numrin e azilantëve shumica në Këshill veçmë ekziston”, theksoi evrodeputetja Fajon.

Mekanizmi për pezullimin e regjimit pa viza, i cili ende nuk është miratuar, nga Këshilli i ministrave, sipas Fajon, është i keq për shkak se PE më nuk do të ketë kontroll demokratik në vetë procesin.

“Kur ndonjë vend i Unionit do të vendosë dhe do të ketë përkrahje nga më shumë anëtarë të Unionit atëherë është e mundur shumë shpejt të vijë pezullimi. Për atë unë në parlament kërkova të mos votohet pas këtij propozimi sepse frikësohem se disa vende do të mund ta shfrytëzojnë këtë mekanizëm si ndonjë shtypje politike të autoriteteve për shkak të arsyeve të ndryshme”, deklaroi ajo.

Eurodeputetja, ende ashtu siç thotë, shpreson se nuk do të vijë deri te aktivimi i këtij mekanizmi. (INA)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *