Home / Lajme / Maqedoni / Ska mjete për mburrojat e autostradave (VIDEO)

Ska mjete për mburrojat e autostradave (VIDEO)

Tetovë, 24 Shtatorë – Fatkeqësitë e këtilla shpeshherë kanë ndodhur edhe për shkak të mungesës së mburrojës në autostradë dhe për këtë shkak qentë endacak lirshëm hynë në rrugë, kjo ndodh sidomos në rrugët e autostradës në hyrje të fshatit Zherovjan për në Tetovë, ku mburroja është e shkatërruar ose fare nuk ekziston.

Autostradat Tetovë – Shkup dhe Tetovë – Gostivar, vazhdojnë të jenë arenë të aksidenteve ku shkaktarë paraqiten kafshët, si pasojë e mospasjes së mburrojave prej metali përgjatë këtyre autostradave.Në vit në këta dy akse rrugore regjistrohen mbi 70 aksidente. Në këta dy autostrada mburrojat janë dëmtuar dhe të njejtat nuk janë rregulluar më pas. Sipas një raporti të policisë së Tetovës, gjatë nëntë muajve të kaluar janë rregjistruar gjithsej 45 aksidente të shkaktuara nga kafshët, në shumicën e rasteve nga qentë endacak 43 raste dhe 2 lepuj kanë qenë shkaktarë të aksidenteve të cilët pa kontroll lëvizin duke shkaktuar edhe aksidente. “Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar rëndë apo të vdekur, por dëmet materiale nga aksidentet e këtilla të shkaktuara janë të mëdha. Fatkeqësitë e këtilla shpeshherë kanë ndodhur edhe për shkak të mungesës së mburrojës në autostradë dhe për këtë shkak qentë endacak lirshëm hynë në rrugë, kjo ndodh sidomos në rrugët e autostradës në hyrje të fshatit Zherovjan për në Tetovë, ku mburroja është e shkatërruar ose fare nuk ekziston. As në rrugën prej Tetove për në Karpallëk situata nuk është më e mirë, ku shumë shpesh ndodh që të hasësh në qen endacak në të dyja drejtimet”, thotë marijan Josifovski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë.Ndërkohë që nga ndërmarrja Rrugët e Maqedonisë theksojnë se për vitin 2013 të gjitha mjetet janë harxhuar dhe nuk ka mjete që këtë vit mburrojat të rregullohen.“Për të vazhduar ne me punët tona duhet ribalanc të buxhetit, për të riparuar të gjithë mburrojat dhe devijimieve tjera që janë. Po të shohish magjistralen Tetovë-Gostivarë ne kemi rikonstruar disa pjesë dhe janë evidente intervenimet tona. Ndërrmarja Rrugët e Maqedonisë ka kapacitet dhe brenda 20 ditëve mund ta realizojë këtë punë që të mbulohen të gjithë vendet ku ka nevojë, nuk është problemi jonë por është problem i mjeteve dhe ne presim me një ribalans të rij të buxhetit që ti marrim ato mjete dhe për një kohë të shkurtë ne atë mund ta realizojmë, pasi që ekipet tona janë të gatashme dhe në çdo momet mund ti krejymë këto obligime”, tha Gajur Kadriu, drejtor i ndërmarrjes Rrugët e Maqedonisë. Vitin e kaluar numri i përgjithshëm i aksidenteve ku shkaktarë kanë qenë kafshë në Tetovë ka qenë 74.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *