Home / Sport / Skuadrat shqiptare, 2 fitore, 1 barazim dhe 2 disfata

Skuadrat shqiptare, 2 fitore, 1 barazim dhe 2 disfata

Java e gjashtë kaloi në favor të skuadrave vendase, pasi arritën të jenë fitues në 6 përballje duke lejuar mysafirëve të arkëtojnë një barazim dhe një fitore. Në javën e 6-të u shënuan 14 gola, ndërsa 5 skuadrat shqiptare shënuan 2 fitore, një barazim dhe 2 disfata.

Java e 6 solli një efikasitet të ulët pasi në 8 përballje “mezi” u shënuan 14 gola, ose mesatarisht 1,75 gola për një ndeshje, Rufea M dhe Vrapçishti ishin në mesin e 6 skuadrave vendase që arkëtuan 3 pikë. Rufea M arriti që minimalisht të mund skuadrën e Skopjes, ndërsa golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Fatih Gania në minutën e 70, kur nga 18 metra mposhti portierin e Skopjes. Vendasit kishin edhe 2-3 raste të pastërta për të ngritur epërsinë, mirëpo fati sportiv ishte në anën e portierin mysafirë Amir Jashari. Me rezultat identik Vrapçishti siguroi 3 pikë ndaj skuadrës së Pobeda Junior, falë golit të shënuar nga Mujdin Nebiu në fillim të përballjes. Kjo mjaftoi që Vrapçishti të arkëtojë 3 pik të vlefshme, me të cilët ngjitet në kuotën e 10 pikëve, Ndërkohë, skuadra e Dritës ka arritur që të ‘shkëput’ një pikë kundër skuadrës së Lokomotivës. Skuadra nga Bogovina kishte më shumë nga loja në pjesën e dytë dhe kishte edhe dy penalti të paakorduara nga gjyqtari kryesore, që janë shenja se skuadra shqiptare, me këtë rast është dëmtuar rëndë. Me këtë konstatim mund të themi edhe për KF Shkupi, i cili pësoi minimalisht 1-0 në Strumicë kundër Tiverisë dhe ishte me 2 futbollist më pak në terren. Se gjërat do të rrjedhin në këtë mënyrë ekspedita nga Shkupi ishte paralajmëruar qysh në fillim të rrugëtimit drejt Strumicës. Ndërsa atje u zhvillua skenari skandaloz. “Në minutën e 18 me karton të kuq është ndëshkuar Erkan Seferi, ndërsa goli është shënuar nga pozita jashtë loje. Disa minuta para fundit edhe Flakron Ajdari ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe automatikisht të kuq, që Shkupi është dëmtuar rëndë. Kjo është për tu habitur, por edhe përkundër të gjithë këtyre ndodhive,futbollistë tanë kanë dhënë maksimumin që deri në minutat e fundit kanë sulmuar drejt portës kundërshtare, por që nuk arritëm të barazojmë”, është shprehur Meriton Berisha. Disfatë në këtë xhiro ka pësuar edhe ekipi i Zajazit në përballjen me Kozhufin në Gjevgjeli me rezultat 3-1. Lideri në renditjen tabelore, Maxhari para tifozëve vendas shijoi disfatën e parë në këtë sezon, pasi u mund nga Sileksi me 3-0. Disfatën e parë e ‘shijoi’ edhe Teteksi në terrenin e Novacit.

Rezultatet – Java e 6

Rrufea-M – Skopje 1-0
Lokomotiva – Drita 1-1
Kozhufi – Zajazi 3-1
11 Oktomvri – Boreci 1-0
Tiveria – Shkupi 1-0
Vrapçishti – Pobeda J 1-0
Novaci – Teteksi 1-0
Maxhari – Sileksi 0-3

Ku është trajneri Visar Ganiu?!

Pas ndeshjes së humbur me Tiverinë kishte një ‘duel’ përmes internetit në mes trajnerit të KF Shkupi, Visar Ganiu dhe drejtuesit të tifozëve të KF Shkupi , “Shvercerave”, respektivisht me Omer Bunjakun, prijësin e tifozëve. Njëra palë ka akuzuar se është pa kuptimtë që të hiqet sulmuesi dhe të inkuadrohet mbrojtësi kur KF Shkupi ka pasur rezultat negative 0-1, ndërsa pala tjetër ka theksuar se nëse kjo nuk i kënaq kriteriumet e fansave dhe drejtuesve të klubit, do të largohet nga posti i trajnerit. Shenja e parë e këtij reagimi (me ose pa arsye) ishte mungesa e trajnerit në stërvitjen e parë të KF Shkupi gjatë ditës së diel. Arsyetimi i mungesës nuk mundeshim të dëgjojmë nga trajneri Ganiu, pasi nuk kishte qasje në celular, ndërsa drejtuesit e klubit në bënë me dije se gjërat shkojnë mirë dhe se nëse ka pasur ndonjë ‘nxitje’ të tillë dhe nëse ka gjëra të tilla, atëherë kjo çështje shumë shpejt do të rregullohet në ditët në vijim.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *