Home / Lajme / Maqedoni / Sot filloi viti shkollor, bie numri i nxënësve

Sot filloi viti shkollor, bie numri i nxënësve

2 shtator-Ai sot gjatë vizitës në komunës së Vençanit njoftoi se shkollat janë të gatshme për të filluar suksesshëm vitin e ri shkollor. Risi për mësuesit gjatë këtij viti janë angazhimet për regjistrat elektronik që do ti kryejnë një herë në javë, në vend të çdo dite, në pajtim me Ligji për Inspektim Arsimor

Për rreth 200 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme sot nisi viti shkollor 2013/2014.

Ndërsa rreth 20.800 nxënës për herë të parë do të ulen në bankat shkollore.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski me keqardhje konstaton se në pesë-gjashtë vitet e fundit ka mesatarisht nga 500 deri në 700 nxënës të klasës së parë më pak.

“Edhe këtë vit numri i tyre në krahasim me vitin e kaluar është në rënie”, u shpreh Ristovski.

Ai sot gjatë vizitës në komunës së Vençanit njoftoi se shkollat janë të gatshme për të filluar suksesshëm vitin e ri shkollor.

Risi për mësuesit gjatë këtij viti janë angazhimet për regjistrat elektronik që do ti kryejnë një herë në javë, në vend të çdo dite, në pajtim me Ligji për Inspektim Arsimor

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *