Home / Sport / Spanja, e bronztë në Evropian

Spanja, e bronztë në Evropian

Kroatët nuk u treguan kundërshtarë të denjë të spanjollëve, që e fituan takimin me lehtësi. Gasol me shokë dominuan në secilin çerek: 23-18, 24-18, 16-12 e 20-13, duke konfirmuar se janë njëri prej ekipeve më të forta evropiane, edhe pse humbën në gjysmëfinale nga Franca.

Spanja e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të basketbollit ‘Eurobasket 2013’ pasi në luftën për pozitën e tretë e mposhti Kroacinë me rezultat 83-61.

Kroatët nuk u treguan kundërshtarë të denjë të spanjollëve, që e fituan takimin me lehtësi. Gasol me shokë dominuan në secilin çerek: 23-18, 24-18, 16-12 e 20-13, duke konfirmuar se janë njëri prej ekipeve më të forta evropiane, edhe pse humbën në gjysmëfinale nga Franca.

Kjo e fundit sonte do të luajë në finale me Lituaninë, e cila e kishte eliminuar në gjysmëfinale pikërisht Kroacinë. Kjo ndeshje do të fillojë në ora 21:00 dhe e mbyll kështu këtë eveniment, që u mbajt në Slloveni.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *