Home / Lajme / Maqedoni / Të dyshuarit për ‘Spiunim’ para gjykatësit hetues, ende kërkohen tre persona

Të dyshuarit për ‘Spiunim’ para gjykatësit hetues, ende kërkohen tre persona

17 shtator-Kanë punuar edhe me shantazhe dhe mashtrime, ndërsa një pjesë e të dyshuarve kanë siguruar të dhëna për personat e jetës publike dhe bashkësisë së biznesit dhe me kërcënim kanë përfituar para.

– Shtatëmbëdhjetë personat e arrestuar në aksionin policor “Spiuni”, të dyshuar për spiunim, shoqërim kriminel, shantazh dhe mashtrim, mëngjesin e sotëm me materiale dëshmues janë nxjerrë para gjykatësit hetues.

Siç informojnë nga MPJ-ja, ende kërkohen tre persona të dyshuar, nga gjithsej 22.

Pritet që gjatë ditës, MPB në konferencë për shtyp të kumtojë më shumë hollësi rreth aksionit “Spiuni”.

Në kuadër të aksionit policor “Spiuni” i cili ka zgjatur dy vitet e fundit, janë arrestuar 17 persona. Nga të dyshuarit dy tani më vuajnë dënimin me burg në bazë tjetër.

Janë kryer kontrolle në shtëpitë e të dyshuarve, me ç’rast janë marrë një numër i madh i kompjuterëve, 27 lap-topë, dosje, 32 telefona celularë, kartela të memories, 16 armë zjarri, USB, dhe dokumentacion.

Sipas zëdhënësit Ivo Kotevski, me siguri bëhet fjalë për rastin e parë të spiunimit jo vetëm në Republikën e Maqedonisë, por edhe në rajon.

Të dyshuarit, sipas informatave të para kanë bashkëpunuar me shërbime të huaja të sigurisë, kanë dhënë sekrete shtetërore dhe informata të klasifikuara me shkallë të ndryshme.

Kanë punuar edhe me shantazhe dhe mashtrime, ndërsa një pjesë e të dyshuarve kanë siguruar të dhëna për personat e jetës publike dhe bashkësisë së biznesit dhe me kërcënim kanë përfituar para.

Nga të arrestuarit ka dy të punësuar në agjencinë për zbulim, në Kuvend, ish të punësuar dhe të punësuar aktualë në MPB, në Mbrojtje, në arkivin shtetëror, në drejtorinë për vëzhgim financiar, por edhe në firmat private.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *