Home / Lajme / Rajon / Të shtëna armësh në veri të Mitrovicës

Të shtëna armësh në veri të Mitrovicës

1 shtator-
Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahit, ka konfirmuar të shtënat e armëve, duke thënë se policia ka reaguar në një rast mbrëmë rreth orës 21:00 në rr. ‘Mbreti Petar’ në veri të Mitrovicës, pa precizuar lokacionin e saktë, dhe ka gjetur tetë gëzhoja të kalibrit të papërcaktuar akoma.

Të shtëna armësh zjarri po thuajse gjatë gjithë natës janë dëgjuar mbrëmë në veri të Mitrovicës, të cilat kanë shqetësuar tej mase qytetarët, si në veri ashtu edhe në jug të qytetit.

“Mbrëmë prej orës 20:00 e deri në orët e mëngjesit ka pasur të shtëna me armë zjarri nga lokali ‘No Name’ që ndodhet në afërsi të urës kryesore të Ibrit. Nga këto të shtëna ka qenë e pamundur të flihet, ndërsa në orët e hershme të mëngjesit janë parë disa persona duke mbledhur gëzhoja armësh”, kanë bërë të ditur burime të Kosovapressit.

Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahit, ka konfirmuar të shtënat e armëve, duke thënë se policia ka reaguar në një rast mbrëmë rreth orës 21:00 në rr. ‘Mbreti Petar’ në veri të Mitrovicës, pa precizuar lokacionin e saktë, dhe ka gjetur tetë gëzhoja të kalibrit të papërcaktuar akoma.

Sipas tij, nuk ka të lënduar në njerëz dhe të shtënat nuk kanë qenë të drejtuara ndaj ndonjë personi apo objekti të caktuar, që dyshohet se këto të shtëna ndërlidhen me ndonjë dasmë ose aheng tjetër. Ai shtoi se policia është duke zhvilluar hetimet rreth këtij rasti. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *