Home / Lajme / Maqedoni / Tetovari grushtoi të dashurën për shkak se lozte lojra në celular

Tetovari grushtoi të dashurën për shkak se lozte lojra në celular

22 shtator-Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në banesën e tyre kur, dhunuesi me inicialet H.R fillimisht është zënë me të dashurën e tij 24 vjeçare nga Shkupi, ndërsa më pas ka nisur ta godasë me grushte.

Një 33 vjeçar nga Tetova ka rrahur brutalisht të dashurën e tij me të cilën po bashkëjetonte, për shkak se ajo po lozte lojra në celularin e saj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në banesën e tyre kur, dhunuesi me inicialet H.R fillimisht është zënë me të dashurën e tij 24 vjeçare nga Shkupi, ndërsa më pas ka nisur ta godasë me grushte.

Policia theksoi se viktima është rrahur brutalisht, ndërsa ka bërë të ditur në bisedën informative se shkaqet e rrahjes ishin se ajo po lozte me celularin e saj.

Ndaj dhunuesit 33 vjeçar është ngritur kallëzim penal për ushtrim dhune.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *